Një tërmet i fortë me magnitudë 5 ballë tronditi Greqinë pranë ishullit Kythera, tha Observatori Kombëtar i Athinës.

Epiqendra e tërmetit, e cila goditi në orën 20:00 me orën lokale, ishte 46 kilometra në perëndim, gjegjësisht përballë skajit juglindor të gadishullit të Peloponezit, në një thellësi prej 67 km.

Nuk raportohet për viktima apo dëme materiale, shkruajnë mediat greke.

Greqia është shumë e ndjeshme ndaj lëkundjeve, duke qenë e vendosur në disa linja gjeologjike.

Në tetor të vitit 2020, një tërmet me magnitudë 7.0 goditi Detin Egje midis ishullit grek të Samos dhe Izmirit në Turqinë perëndimore, i cili shkaktoi vdekjen e 114 personave dhe më shumë se 1000 të plagosur. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Von Der Leyen i shkruan Osmanit: Do të angazhohemi për një vendim pozitiv rreth liberalizimit të vizave për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një letër nga Presidentja e…

Rriten thirrjet për bojkot të McDonaldsit dhe Coca-Colas pasi po vazhdojnë punën në Rusi

Presioni po rritet mbi gjigantët perëndimorë të ushqimit dhe pijeve për t’u…

KFOR-i përforcon njesitet ushtarake në Kosovë

KFOR-i ka njoftuar se kanë arritur automjetet dhe pajisjet ushtarake të Batalionit…

Kurti në takimin për Vettingun: Na duhen prokurorë e gjyqtarë efikas dhe energjikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se njëra ndër shtyllat e…

Fauci: SHBA rrezikon të përballet me nga 100 mijë raste në ditë nga coronavirusi

Eksperti më i lartë amerikan për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, u shpreh…