“SHBA po ndjek politika armiqësore ndaj nesh”

Koreja Veriore ka kritikuar administratën e presidentit amerikan Joe Biden, e cila po përgatitet që të prezantojë strategjinë ndaj Penianit dhe programit të tij bërthamor. Ministria e Jashtme koreane tha se komentet e fundit të Washingonit treguan se kreu i Shtëpisë së Bardhë synon të zbatojë “politika armiqësore” ndaj këtij shteti.

Më herët gjatë kësaj jave, Biden e konsideroi programin bërthamor të Koresë Veriore si “kërcënim serioz” për sigurinë globale.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki deklaroi se presidenti amerikan ka mësuar nga përvojat e administratave të kaluara, të cilat kanë tentuar, por kanë dështuar që ta bëjnë Korenë Veriore të heqë dorë nga programi i armëve bërthamore.

Ndaj ajo theksoi se politika e administratës Biden nuk do të fokusohet në arritjen e një marrëveshjeje të madhe dhe as në strategji me bazë durimi, duke shtuar se SHBA-ja do të krijojë qasje, e cila është e hapur dhe do të jetë në kërkim të diplomacisë.

Pehniani dënoi gjithashtu deklaratat e Washingtonit për të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut, duke theksuar se ato kane ofenduar dinjitetin e liderit Kim Jong-un, dhe tregojnë se SHBA-ja “është duke hyrë vetë në një përballje gjithëpërfshirëse”.

Ende nuk është bërë e qartë se cilave komente për të drejta të njeriut u është referuar Peniani, mirëpo e përditshmja amerikane Washington Post ka raportuar se Shtëpia e Bardhë pritet të emërojë një të dërguar special për të drejta të njeriut në Korenë Veriore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…