Tetë deputetë opozitarë në Shqipëri nuk janë lejuar që të hyjnë në kryesinë e Kuvendit si pasojë e përjashtimit nga sekretariati i etikës.

Sipas Top Channel, deputetët që janë drejtuar për në Kryesi për të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga Gazment Bardhi, janë ndaluar nga Garda e Republikës që kanë marrë urdhër të tillë.

Deputeti Flamur Noka ka hyrë me forcë duke kapërcyer kangjellat me ç’rast është futur në oborrin e Kuvendit.

Në anën tjetër, deputeti Dashnor Sula ka bërë thirrje që të lejohen brenda.

Bardhi ka thënë për mediat që aksioni opozitar sot e  ka treguar fytyrën e vërtetë të kryeministrit Edi Rama.

“Tu tregojmë të gjithë shqiptarëve se çfarë është në gjendje të bëjë Edi Rama. Kaq shumë gardistë të Gardës së Republikës nuk ju çohen krimit dhe bandave, i nxirren deputetëve të opozitës. Ne nuk kemi ndonjë betejë me Gardën e Republikës por kjo është fytyra e tyre. Mos mi ktheni mua kamerat, kthejuani atyre”, ka thënë Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kërcënohet me vdekje politikani serb në veri, tërhiqet nga politika dhe “zhduket”

Lideri i “Lëvizjes për mbrojtjen e Kosovës”, Nebojsha Joviq është tërhequr nga…

Sanksionet e perëndimit po e shtyjnë Kremlinin në një Luftë të Tretë Botërore”- Lukashenko paralajmëron: Të mos futemi në telashe sepse…

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko bëri ​​sonte një kërcënim, duke thënë se…

SHBA-ja dhe Shqipëria akuza Rusisë për armët kimike

Kremlini ka përdorur OKB-në për propagandë Gjashtë shtete anëtare të OKB-së, SHBA-ja,…

Suedia merr garancitë e ShBA-së për anëtarësimin në NATO

Suedia ka marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara se do të marrë…

Kurti nënshkruan memorandum mirëkuptimi për projekte arsimore me Gjermaninë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, këtë të martë ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi…