Pas tetë viteve Haki Aziri dhe Lupço Todorovski i njohur si Radnik sërish u ballafaquan në gjykatë. Në gjykimin për rastin “Monstra” sot dëshmoi edhe ish drejtori i Byrosë së sigurisë publike Todorovski. Pasi pas disa seancave i akuzuari Aziri drejtpërdrejtë tha se Todorovski i kishte ofruar program për dëshmitar të mbrojtur dhe se e kishte keqtrajtuar, sot Todorovski në Gjykatë tha se nuk e njeh Azirin dhe i demantoi pohimet e tij. Prokurorja Fatime Fetai e pyeti Azirin a është Todorovski njeriu i cili i kishte ofruar të jetë dëshmitar i mbrojtur dhe e kishte keqtrajtuar, Aziri konfirmoi se ka qenë Todorovski por mohoi ta ketë malltretuar.

Unë kisha një pyetje dhe pyeta nëse policia ka bashkëpunim me policinë holandeze për programin e mbrojtjes së identitetit. Nëse ai nuk më ka treguar apo të tijtë, prej ku ta di unë se policia e Maqedonisë ka bashkëpunim me atë të Holandës. P; Këtë ua ofroi Todorovski?  Po, që atëherë unë e përmenda këtë që e them tani- deklaroi Haki Aziri i akuzuar në rastin Monstra.

Këtë e mohonte dëshmitari, tha se diç të këtillë nuk ka pasur. Si e para, nuk e ka pyetur askënd sepse nuk ka qenë puna e tij. E dyta, nuk i njeh, nuk i ka parë sot të akuzuarit prezent në sallë dhe se askujt nuk i ka treguar dhe nuk ka dhënë diçka të shkruar, as fletore që në çfarë mënyrë të japë deklaratë- tha Dafina Ivanovska- avokate e prindërve.

Dëshmoi edhe ish-ministrja e brendshme, Gordana Jankuloska. Atë e mori në pyetje e njëjta prokurore e cila e përfaqësonte aktakuzën në rastin “Tanku”, ku JankulLoska mori dënimin me burg. Fatime Fetai e pyeti me kë ka komunikuar JankuLlovska për vrasjen. Ajo u përgjigj se ka kërkuar informacione nga të gjithë togerët, ndërsa informacione i ka dhënë edhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov. Jankulovska gjithashtu zbuloi se në MPB menjëherë është formuar aksion operativ, duke kërkuar që policët të punojnë shpejt dhe në mënyrën më të mirë. Edhe ish ministri i transportit, Mile Janakieski, ka dashur t’i dijë detajet e hetimit. E ka pyetur Jankullovskën për pronësinë e makinës “Opel Omega”. Kjo u zbulua nga një bisedë e paraqitur mes këtyre dyve.

Bisedë Janakieski- Jankullovska

Janakieski: S’ka brenda asgjë, asnjë gjurmë?

Jankulloska: Nevojitet kohë për këtë, s’mundet menjëherë. Nevojitet kohë…

Janakieski: Është shumë amatoreske që e kanë lënë makinën ashtu, kanë mundur ta djegin.

Jankulloska: Nuk është amatoreske

Janakieski: Por, kanë mundur ta djegin

Jankulloska: Kanë mundur, por kanë menduar se nuk do të na ndihmojë

Janakieski: Apo ta hedhin në ndonjë greminë

Jankulloska: Duhet të marren gjurmë

Në gjykimin e sotëm, duhej të dëshmonte edhe Sinisha Aleksovski, këshilltari i sigurisë nacionale i ish presidentit Gjorge Ivanov. Informacionet e tij për rastin “Monstra” do t’i shpalos më 27 shkurt. Të premten, në sallë si dëshmitarë do të ftohen kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, zv.kryeministri Bujar Osmani dhe ish zv.ministri i brendshëm Xhelal Bajrami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…