Franca dhe Italia janë përfshirë në një përplasje diplomatike, shkak i së cilës u bënë 230 emigrantë. Një muaj më parë anija Oqean Viking e marrë me qira nga një shoqatë bamirësie shpëtoi në brigjet e Libisë 230 klandestinë. Pas lundrimit në Mesdhe ajo nuk u lejua të ankorohej në portet e Italisë, duke i lënë emigrantët për pothuajse 1 muaj në det të hapur, derisa Franca i pranoi ata në portin e saj ushtarak të Toulon.

Parisi zyrtar akuzoi Italinë se nuk po u përmbahet marrëveshjeve të BE për pranimin e emigrantëve dhe më pas shpërndarjen e tyre në vende të tjera të unionit. Franca fajësoi hapur Italinë për qëndrimin e saj çnjerëzor, duke njoftuar se do të pezullojë programin e pritjes për 3000 emigrantë që ndodhen në tokën italiane.

Sekretarja franceze e Shtetit Laurence Bonne tha se besimi me Italinë është thyer. Ajo theksoi se Roma ka marrë disa angazhime, të cilat shkojnë përtej jetës së një qeverie. Franca nuk është ndalur me kaq por ka vendosur në kufi me Italinë kontrollet e përforcuara për të ndalur çdo mundësi kalimi nga ndonjë emigrant.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Roma zyrtare. Kryeministrja Xhorxhia Meloni tha se i bëri shumë përshtypje reagimi agresiv i Francës.

Meloni shtoi se ajo nuk e ka marrë mandatin nga italianët për të pritur çdo anije me emigrantë, por për të frenuar emigracionin. Ndërsa Brukseli zyrtar ka thirrur një takim të nivelit të lartë për të ulur tensionet mes dy anëtarëve të unionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Putini nuk do të ndalet në Ukrainë”, paralajmëron presidenti i Lituanisë

“Dua të them me të vërtetë të gjitha mjetet nëse duam të…

Çka përmban propozimi evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet…

Asteroidi dy herë më i madh se Burj Khalifa do t’i afrohet Tokës më 27 maj

Një asteroid dy herë më i madh se ndërtesa Burj Khalifa në…

Arben Taravari sonte në ora 21:30 në Click Plus në TV21

Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe njëherit Sekretar gjeneral i Aleancës për…

Shtabi i Krizës propozon që nga java e ardhshme ora policore të fillojë në 21:00, kurse lokalet të punojnë në ambientet e jashtme

Shtabi i Krizës i ka propozuar sot Qeverisë se duke filluar nga…