Një situatë e tensionuar është krijuar sot në Kuvendin e Shqipërisë në monentin që Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ka hequr fjalën deputetit të PD-së Asllan Dogjani ndërsa ky i fundit po fliste për situatën e fundit në Kosovë, ku tre policë të Kosovës u rrëmbyen nga serbët.

Nikolla i është drejtuar duke i thënë se po bën komente të tepërta, pasi nuk po fliste për procedurë, për të cilën mori fjalën.

Ky veprim ka revoltuar Dogjanin, i cili është ngritur nga karrigia e tij dhe ka shkuar për të marrë fjalën në foltore.

Tek foltorja menjëherë më pas ka shkuar dhe garda. Dogjanit i është dhënë më pas një minutë fjala.

“Kërkoj të mblidhet Komisioni për Politikat e Jashtëm dhe të dënojmë sulmet e Serbisë ndaj policisë së Kosovës”, tha Dogjani në fjalën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zelensky: Beteja për Donetsk vazhdon

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përdorur fjalimin e tij të natës për…

Presidentja Osmani udhëton për në Paris

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Francë,…

BE do takim Kurti-Vuçiq në Bratisllavë

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po bën…

Tiranë: Protesta, gurë dhe kapsolle, policia lëshon ujë dhe gaz lotsjellës

Protesta e së enjtes e thirrur për të dytën mbrëmje pas vrasjes…

Pas deklaratave të Putinit, fillon ikja masive e rusëve – biletat e aeroplanëve për t’u larguar nga Moska janë shitur të gjitha

Shumë qytetarë rusë po bëjnë të pamundurën që të largohen nga vendi,…