Shkolla fillore Robb në Uvalde të Teksasit, ku ka ndodhur sulmi me armë zjarri, do të shkatërrohet, ka thënë kryebashkiaku i qytetit, Don McLaughlin.

Nga sulmi në këtë objekt arsimor kanë mbetur të vdekur 22 persona, 19 prej tyre nxënës dhe 2 mësimdhënës.

McLaughlin e bëri këtë deklaratë të martën në një takim të tensionuar dhe emocional me banorët që kërkonin përgjigje për të shtënat.

Ai nuk tha se kur do të prishet shkolla. Zemërimi i publikut është rritur që nga sulmi i majit, me policinë e akuzuar se ka pritur mbi një orë për t’u përballur me sulmuesin.

“Kam diskutuar me mbikëqyrësi se shkolla do të shkatërrohet. Asnjëherë nuk mund t’i kërkoni një fëmije ose mësuesi të kthehet në atë shkollë”, tha McLaughlin.

Robb Elementary ka afro 600 nxënës në klasat e dyta, të treta dhe të katërta, shkruan BBC.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Sulm terrorist në një xhami në Oslo

Një sulm me armë ka ndodhur sot në një xhami në Oslo…

Tubim në mbështetje të agresionit rus, serbët vizatojnë shkronja “Z” në veturat e tyre

Serbët po vazhdojnë t’i japin përkrahje shtetit rus në agresionin e saj…

10 raste të reja me virus dhe 7 viktima

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga…

Arrestohet trafikanti i drogës në Gazibabë

Dje (14.05.2021) në Gazi Babë të Shkupit zyrtarët policor nga njësiti për…

Biden: SHBA do të publikojë gjetjet mbi origjinën e koronavirusit

SHBA do të publikojë rezultatet e hetimeve mbi origjinën e koronavirusit që…