Policia ka konfirmuar viktima të shumta nga të shtënat herët në mëngjes në provincën kanadeze të British Columbia.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, alarmet e urgjencës të lëshuara pak pas orës 06:00 me kohë lokale paralajmëruan për “skena të shumta të të shtënave” në qendër të qytetit Langley, një qytet rreth 40 kilometra në lindje të Vankuverit.

Një i dyshuar i vetëm është dërguar në mbajtje.

Ende nuk dihet motivi dhe rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

Një zëdhënës i Policisë Mbretërore Kanadeze nuk konfirmoi menjëherë ndonjë vdekje në sulmin e së hënës, por tha se kishte “disa viktima dhe disa skena të ndryshme në të gjithë qytetin e Langley, dhe një skenë në Township of Langley”.

Viktima thuhet se ishin të pastrehë.

Rrugët në zonë janë mbyllur ndërsa hetimet vijojnë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë del pozitiv në testin e koronavirusit

Një pjesëtar i zyrës së nënpresidentit amerikan, Mike Pence, është infektuar me…

Boksieri rus është në gjendje të rëndë pasi mbyti një ari që vrau paraprakisht mikun e tij

Një boksier rus është në “gjendje të rëndë” pasi u përlesh dhe…

ShBA dënon sulmin ndaj policëve në veri, fton për shmangie të spekulimeve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka…

Dimitrievski për përjashtimin nga LSDM: Jam i dëshpëruar nga vendimi, nuk dorëzohem

Kryetari aktual i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ka reaguar pas përjashtimit të tij…

Gjykata ndalon shitjen e librit ku Fërçkovski akuzohet për atentatin ndaj Gligorovit

Gjykata Themelore Shkupi 2 për shkak të shkeljes së të drejtave personale…