Klan Kosova

Të shtëna në SHBA: Një burrë vret 10 persona në dyqanin Walmart

Një person i armatosur ka vrarë 10 persona në supermarketin Walmart në Chesapeake, në shtetin amerikan të Virxhinias, shkruan BBC.

Burri që besohet të jetë menaxheri i dyqanit, hapi zjarr dhe më pas ktheu armën kundër vetes dhe tani është i vdekur.

Llogaria në Twitter e qytetit Chesapeake shkruan: “Policia konfirmon një incident aktiv të të shtënave me viktima në Walmart”.

Ka pak detaje, por një polic raportoi për jo më shumë se 10 persona të vrarë dhe shumë të plagosur. Asnjë motiv nuk ka dalë.

Zëdhënësi Leo Kosinski tha se të shtënat besohet të kenë ndodhur brenda dyqanit dhe se i dyshuari ka vepruar i vetëm.

Walmart tha se ishte “i tronditur nga kjo ngjarje tragjike” dhe se ishte “duke punuar ngushtë me zbatimin e ligjit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Publikohen dokumente të reja për fshehjen e pasurisë nga udhëheqës botërorë

Hulumtimi i gati 12 milionë dokumenteve nga 14 burime është udhëhequr nga…

Mario Draghi jep dorëheqje pas shpërbërjes së koalicionit italian

Kryeministri italian, Mario Draghi ka dhënë dorëheqje, duke i dhënë fund një…

Filipçe: Nga e hëna do të funksionojnë edhe pikat në Çair dhe Jane Sandanski

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp konfirmoi…

Indi, 4.454 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19

Ka tejkaluar mbi 300 mijë numri i personave që kanë humbur jetën…

Vladimir Putin shkon në funeral me valixhen e dyshimtë

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është filmuar duke shkuar në një funeral…