2 viktima dhe 4 të plagosur nga të shtënat me armë në Idaho

Dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në një qendër tregtare në Idaho të SHBA -së.

Policia e cila ka mbërritur menjëherë  në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e të të dyshuarit. Gjithashtu bëhet me dije se gjatë shkëmbimit me zjarr ka mbetur i plagosur edhe një oficer policie, i cili u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se i dyshuari pas shkëmbimit me armë me efektivët e policisë është në spital në gjendje kritike për jetën.

Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë asnjë informacion për viktimat apo të dyshuarin, duke thënë se hetimet janë duke vazhduar deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Qendra tregtare Boise Towne Square është qendra tregtare më e madhe e qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

“Situata në BeH është shqetësuese”: Ministri gjerman kërkon sanksione kundër Dodikut

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas ka bërë thirrje për sanksione evropiane…

Vazhdon me rrena publike Shaqir Fetai

Sot, në hapësirat e UT-së janë promovuar dy vepra të Gjeneral Kudusi…

ASH: Vendimi për 27 prillin, dëshmoi lidhjen e dy regjimeve

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se çdo shkelje e ligjit e veçanërisht veprat…

Alarmuese situata me virusin në Tetovë, Filipçe dhe Komisioni kërkojnë masa për Tetovën

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, në koordinim këtë mëngjes me anëtarët e…

Shaip Kamberi: Të përsëriten zgjedhjet në Luginën e Preshevës, shumë qytetarëve i është mohuar e drejta e votës

Shaip Kamberi ka kërkuar që të përsëriten zgjedhjet parlamentare në Luginën e…