Tre policë u vranë dhe pesë u plagosën në shtetin amerikan të Kentucky, kur një burrë hapi zjarr ndaj tyre, ndaj të cilit ata u përpoqën të kryenin një urdhër arresti.

Sulmuesi është 49-vjeçari Lance Stortz, i cili u arrestua në shtëpinë e tij në Allen, Floyd County, pas një përplasjeje disa orëshe me policinë.

Sipas raportimeve, oficerët shkuan në shtëpinë e Stortz për një raportim për dhunë në familje, kur ai qëlloi me të shtëna të shumta drejt tyre, duke vrarë tre oficerë dhe një qen policie, sipas abcnews.

Gjatë të shtënave janë plagosur pesë policë, ndërsa identiteti dhe shkalla e plagëve të tyre ende nuk janë bërë të ditura.

Guvernatori i Kentuckyt, Andy Beshear, shkroi në Twitter se Floyd County kishte pësuar një humbje të tmerrshme.

“Ky është një mëngjes i vështirë për komunitetin tonë. Këta heronj sakrifikuan gjithçka për të mbrojtur popullin tonë”, ka shkruar Beshear.

Storz është në paraburgim për shumë akuza, duke përfshirë vrasjen e një oficeri policie dhe tentativë për vrasje të një oficeri policie.

Ai është deklaruar i pafajshëm dhe po mbahet me kusht 10 milionë dollarë dhe do të kthehet në gjykatë më 11 korrik. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Asnjë institucion nuk e zbaton shqipen plotësisht

Më shumë se dy vite nga hyrja në fuqi e Ligjit për…

Mucunski: Më 18 qershor, një protestë e madhe popullore

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Timço Mucunski tha se Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së ka…

Numërohen 600 mijë vota në Kosovë, këto janë tre partitë që po kryesojnë

Tashmë në Kosovë janë numëruar 600 mijë vota ose 33.45% të totalit.…

Mandl: Serbia e ka pozicionuar veten në anën e gabuar, BE-ja duhet të përshpejtojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit

BOTË / BALLKAN Mandl: Serbia e ka pozicionuar veten në anën e…

Shqipëri, 1124 raste të reja dhe 14 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Shifrat e rasteve të reja nga koronavirusi mbeten në nivele të larta…