Mbrëmja e së dielës u shoqërua me incidente dhe përleshje të shumta

Një 15-vjeçar ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në SHBA të dielën mbrëma.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi në Uashington DC, në zonën veriperëndimore të kryeqytetit, pranë Festivalit të Muzikës Moechella.

Autoritetet atje bëjnë me dije se  gjatë mbrëmjes u shënuan një sërë incidentesh dhe përleshjesh çfarë bëri që disa njerëz të plagoseshin.

Mësohet se në zonë u gjetën disa armë zjarri njëra prej tyre nga një prej viktimave të të shtënave. Asnjë nga viktimat nuk është identifikuar  dhe ende nuk ka asnjë të dyshuar.

Në rrjetet sociale u postuan edhe video të ngjarjes së rëndë ku mund të vërehet kaosi dhe njerëzit e frikësuar të cilët përpiqen të largohen nga vend i ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

ShBA-ja pati 199 të shtëna masive që nga fillimi i vitit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga fillimi i vitit 2022 ka…

Të paktën 102 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit, sipas OKB-së

Të paktën 102 civilë janë vrarë në Ukrainë që kur Rusia nisi…

Kurti: Vetëvendosje do t’i marrë 2/3 e votave në zgjedhjet e reja

Lëvizja Vetëvendosje është duke e mbajtur mbledhjen se 42-të të Këshillit të…

ASh: Regjimi Ahmeti-Zaev-Mijallkov po e fal Sead Koçanin, bashkëpunëtorin e Gruevskit

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar përmes një komunikate në lidhje me…

Ndikimi i ndryshimeve klimatike

Sot është Dita e Tokës (22 prill), një ngjarje vjetore për të…