Tre persona mbetën të vrarë dhe të tjerë u plagosën, gjatë një përleshjeje me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Athinë.

Burime të ELAS-it raportuan për APE-MPE se pak pas orës 21:30, në kryqëzimin e rrugëve Georgiou Nazou dhe Kourtidou, në Kato Patisia, ka pasur një sherr mes shtatë personave.

Shoferi i makinës Mercedes ka qëlluar me armë një motoçiklist të ri duke e plagosur rëndë.

Motoçikletën e ka ndjekur babai i viktimës, me një makinë tip Audi, në të cilën udhëtonin dy persona të tjerë.

Κ Ο Λ Ο Μ Β Ι Α .#κατω_πατησια pic.twitter.com/5j37Rl6uIU 

— ΜπελΧαρρά Βέρρα (@Axolotl_pragmat) July 2, 2022

Babai, gjithmonë sipas burimeve të ELAS-it, ka qëlluar autorin e plagosjes së të birit dhe e ka plagosur për vdekje.

Pasagjeri i Audi-t, i cili tentoi të vraponte për t’u mbrojtur, u godit dhe u plagos nga një makinë që kalonte.

Në të njëjtën kohë, një tjetër person i cili ka qenë duke hipur në Mercedes është larguar nga makina. Menjëherë pas kësaj, ai ka ndaluar një shofer kalimtar dhe nën kërcënimin e armës ka marrë mjetin e tij dhe është larguar.

I dyshuari, me origjinë shqiptare ka tentuar të ikë në këmbë. Makina e patrullës e ka ndjekur. Më pas, burri ka qëlluar në drejtim të efektivëve të policisë, duke plagosur njërin në këmbë, ndërsa i dyti ka marrë një plumb lart në shpatull.

Policia iu përgjigj zjarrit, duke plagosur për vdekje autorin e armatosur.

Dy efektivët e policisë të plagosur janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak 401 të Athinës.

Rastin po hetohet nga Departamenti i Vrasjeve në Drejtorinë e Sigurimit të Atikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Njësia Speciale me aksion kundër drogës në veri

Forca Speciale të Policisë së Kosovës janë parë në mesditën e sotme…

Një shtetas gjerman gjendet i vdekur në Gjakovë

Një shtetas gjerman është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij…

Trajanov: Deklarata e Verushevskit është në funksion të mbrojtjes së Mijalkovit (VIDEO)

Deklarata e Verushevskit është në mbrojtje të ish kreut të kundërzbulimit Mijalkov,…

Johnson për vizitën befasuese në Kiev: Takova mikun tim Zelensky në shenjë mbështetje për popullin ukrainas

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është deklaruar përmes rrjeteve sociale…

Rritje enorme e rasteve në Tetovë, Mjekët: Situatë alarmante, pandemia u harrua

Tetova vazhdon të mbajë rekord të numrit të të infektuarve në këtë…