Më shumë se 50 njerëz mbeten të humbur nga shembja katastrofike e një ndërtese rezidenciale në plazhin Miami Beach, Florida, SHBA, thanë autoritetet mëngjesin e sotëm, duke shtuar se nuk kanë informacion për asnjë nga 51 personat që banonin aty.

Ndërtesa u shemb sot në orën lokale 1.30 të mëngjesit.

Komisionerja e zonës Sally Heyman tha se nejrëzit e kërkuar as nuk janë bërë të gjallë dhe as të tjerë nuk i kanë kërkuar. “Ne shpresojmë që ata të jenë me pushime”, shtoi ajo.

Teksa Heyman fliste grupet e shpëtimit vijonin punën për kërkimin e njerëzve, duke përdorur dronë dhe qen nuhatës.

Grupet e shpëtimit kontrolluan fililmish pjesën e ndërtesës që kishte mbetur në këmbë, pasi ishte shembur vetëm korridori verilindor i strukturës me rreth 55, nga 136 njësitë e banimit, tha kreu i zjarrfikësave Ray Jadallah.

Rreth 40 njerëz ishin evakuar, ndërsa një grua është konfiruar e vdekur dhe 10 të plagosur.

Mëngjesin e sotëm kërkimet u vendosën në një pauzë prej një stuhie shiu që erdhi nga deti.

Kamerat e sigurisë tregonin momentin e shembjes së apartamenteve në qytezën bregdetare të Surfside, Florida, të cilat ngritën një masë gjigande mbetjesh e tymi në quelin e natës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Policia e Kosovës shton kontrollet

Policia e Kosovës po vazhdon zbatimin e masave anti-COVID. Me qëllim të…

Çfarë do ndodhë në gjysmën e dytë të korrikut? Paralajmërojnë meterologët: Anticikloni i fuqishëm…

Anticikloni i fuqishëm me qendër mbi Britaninë e Madhe pritet të shtrihet…

Zaev paralajmeron zgjedhje të parakohshme

“Para dy dite Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha…

Drecun thotë që “Thaçin e tjerët” i çoi në Hagë Serbia (VIDEO)

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun, e…

Ura që lidh zonat e kontrolluara nga Rusia me Ukrainën përfshihet në tym

Nga ora 11, ura e cila lidh zonat e kontrolluara nga Rusia…