E gjithë kjo dhunë u shkaktua pas arrestimit të Ovidio Guzmanit, një nga djemtë e ‘El Chapo’ dhe më të kërkuarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sekretari i Mbrojtjes, Luis Cresencio Sandoval, theksoi se nga 29 të vdekurit, disa i përkisnin Forcave të Armatosura të Meksikës dhe grupeve kriminale që shkaktuan trazirat e dhunshme.

Së bashku me tre vëllezër të tjerë, Ovidio Guzman po përballet me akuza në SHBA për marrje me substanca narkotike – kokainë, metamfetaminës dhe marihuanë, raporton rtve.es.

Theksojmë se 32-vjeçari aktualisht gjendet në burgun e sigurisë së lartë në Qendrën Federale për Riadaptimin Social (Ceferoso), e njohur më mirë si “El Altiplano”.

Ndryshe, Ovidio Guzman-Lopez është djali i Joaquin “El Chapo” Guzman dhe gruas së tij të dytë, Griselda Lopez Perez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Bie çmimi i naftës në Maqedoni, çmimi më i lirë në 8 muajt e fundit

Çmimi i naftës do të lirohet për dy denarë.Çmimi i benzinave mbetet…

Aksioni kundër fajdeve në Gjakovë, u konfiskuan vetura, armë e para

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka mbajtur sot një konferencë për media ku…

A po ikën nga drejtësia? Përgjigjet Arafat Muaremi

Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi në një prononcim përmes telefonit për…

Zelensky: E kemi pastruar plotësisht nga rusët qytetin Lyman

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se qyteti Lyman në lindje të…

AGM bën thirrje të mos hiqen tekstet për aferën “Zhvatja”

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë (AGM) kërkon nga anëtarët e tyre të…