Në Gjykatën Penale në Shkup, prokurorët Lençe Ristovska dhe Trajçe Pelivanov sot thonë fjalët përfundimtare për rastin “Target-Fortesa”, që ka të bëj me përgjimet masive në DSK.

Prokurorja Ristoska prezantoi se si janë nxjerrë materialet e prezantuara nga Ministria e Brendshme.

Ndër të tjera, në fjalët e saj përmbyllëse, ajo theksoi torturimin e dëshmitarëve gjatë marrjes në pyetje në Ministrinë e Brendshme.

“Do të ishte mirë nëse ky do të ishte skenar film, por fatkeqësisht ky është një realitet, tha Ristoska, duke shpjeguar se si ndodhi përgjimi përmes tre sistemeve në Ministrinë e Brendshme.

Rasti drejtohet nga gjyqtarja Xheneta Begtoviç, ndërsa përfaqësues të Prokurorisë janë Lençe Ristoska dhe Trajçe Pelivanov.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për përgjimin e komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në 2015, ku janë përgjuar në mënyrë të paligjshme mbi 20 mijë qytetarë.

.Në rastin Target-Fortesa është i akuzuar ish kreu i DSK-së Sasho Mijallkov, përveç tij , akuzohen edhe Gordana Jankulloska, ish Ministri i policisë Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, ish agjentë të fshehtë dhe shtatë persona të tjerë nga DSK. Përveç përgjimit të paligjshëm, ata akuzohen gjithashtu për shkatërrimin e pajisjeve për përgjimin e komunikimeve, e cila vlerësohet në 1.4 milion euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…