I pyetur në ClickPlus në TV21 nëse ka mundësi që deputetë të BDI-së mos të votojnë riformatimin e Qeverisë aktuale, Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët tha se nuk ka informacione të tilla.
Taravari thotë se presin ngjarje të rëndësishme brenda BDI-së. Ai thotë se ka pakënaqësi brenda anëtarësisë në BDI, por jo edhe prej eksponentëve të, siç tha ai “Grupit të Zjarrit”.
“Mendoj se ka pakënaqësi brenda anëtarësisë së BDI-së, prej anëtarëve të rëndomtë, nuk mendoj prej këtyre eksponentëve të cilët pinin duhan bashkë, ata veç e bënin lojën njëri me tjetrin. Ka hapësirë për të zgjeruar radhët tona”, tha mes tjerash Taravari.
“Në një periudhë e di se kishte Grupi i Zjarrit, por pastaj Grupin e Zjarrit i pash duke pirë duhan. Nuk e di nëse ka qenë krijesë e z. Ahmetit apo spontanisht, por sipas gjitha gjasave unë mendoj se ka qenë një lojë e brendshme”, tha mes tjerash Taravari.