Shaqir Fetai, më në fund, paska mbledhur “rijasetin” e vet sa për ta konfirmuar lojalitetin e marionetave të tij deri në pensionim. Nuk i kanë ngelur shumë, le të qëndrojnë me “sabrin e pelës” dhe, le të sjellin “konkluza bazë”, pa kuptim, pa logjikë dhe pa përmbajtje. Shaqir Fetait nuk i duhet mbledhje përmbajtësore, i duhet “unitet” qoftë ky artificial apo i fallcifikuar. Urrejtjen popullore ai duhet ta përceptojë si dashuri që i duhet atij: “po mua më duan”! Shtrohet pyetja: kush

Nga Mevludin Pajaziti

Më në fund, pas një presioni të përditshëm, disa javorë, mbahet mbledhja e rregllt e “rijasetit” të Shaqir Fetait. Një mbledhje e mbajtur pas tetë muajve, jasht të gjitha përcaktimeve kushtetuse, programore e rregullative. Shaqir Fetai, as këtë mbledhje nuk e ka mbajtur pa një “konsultim të gjërë”, sepse, tek ai kishin pas ardhur ca zëra që flisnin se anëtarët e “rijasetit” do t’ia bëjnë edhe atij, siç ia bëri ky paraardhësit të vet – thikë pas shpine! Shaqir Fetai nuk e ka të qartë, në fakt, nuk i zë besë askujt se, në të tilla kohëra në çfarë po jetojmë, nuk mund të ketë komplote, e as tradhëti. Por, ja që ky e ka frikën dhe, paraprakisht, me gjysmën e anëtarëve-kukull të “rijasetit” ka biseduar dhe ka marrur garanca të forta se nuk do ta heqin, të paktën, jo deri sa të dalë në pension, ashtu siç u ka premtuuar para dy viteve kur i ka hyrë kësaj aventure. U ka garantuar se sapo të vjen koha për pension (vetëm dy vite bre!) do të tërhiqet nga pozicioni ku ka ngulur b…!
Për këtë marrëveshje dëshmon fotografia-panoramë para shkallëve të BFI-së si dhe konkluzione idiotike sa për të dëshmuar se u bë njëfarë mbledhje! Çka dëshiron të dëshmojë Shaqir Fetai me një fotografi të tillë: jemi të gjithë të bashkuar?! Po a mund të jenë të bashkuar aq shumë sa Shaqir Fetai me kompaninë e tij me të cilët, një javë pra se t’ia ngulin thikë ish-reisit të tyre, para kamerave thurrën elozhe të padëgjuara më parë për H. Sulejman ef. Rexhepin! Shaqir Fetai e di fort mirë këtë truk: “lëmoja shpinën sa të vie çasti për t’ia ngulur thikën”!
Ku ndodhë në botë që pas çdo mbledhje të rregullt të fotografohen dhe ta dëshmojnë “unitetin”! Nëse nuk ka unitet brenda një organizmi, ata problematikët që cënojnë unitetin ndërrohen, hiqen fare, ose, bie i tërë organizmi! Paramendoni sikur kuvendi të fotografohet me të gjithë deputetet pas çdo mbledhje; qeveria të fotografohej para dhe pas çdo mbledhje para shkallëve të qeverisë! Po, një fotografim i tillë me tërë ekipin qeveritar apo kuvendor bëhet, fill pas konstituimit apo në dorëheqje të parevokueshme! Tani, cilën mesazh ta përcjellë fotografimi i Shaqir Fetait me bashkëveprimtarët e vet (në krim) para shkallëve të BFI-së? Të konstituimit apo të ikjes? Uniteti nuk dëshmohet ashtu, uniteti dëshmohet me marrje të detyrave me përgjegjësi, me zbatim të detyrave me profesionalizëm dhe në aksion të përditshëm të tërë ekipit.
U mbldoh Shaqir Fetai dhe, vetëm ky paska raportuar për aktivitetin e vet brenda dy mbledhjeve, ndërsa organet e “rijsetit” të tij paskan raportuar për vitin 2021! Aktivitetet e Shaqir Fetait brenda dy mbledhjeve të rregullta të “rijasetit” të tij konsistojnë në nja 31 “aktivitete” idiotike pritje-përcjellje të çajpirësve, nja 4-5 pjesëmarrje në ngushllime, në 3-4 pjesëmarrje në dua-hatme, në nja 3-4 vizit të ambasadorëve të Maqedonisë nëpër dynja, në dy-tre vizita të bisnesit gastronomik sa për të provuar ndonjë “qevapçiç” e ndonjë byrek (mundësisht me mish) si dhe në dy-tre vizita jasht që as një pikë ujë nuk çojnë në dobi të myslimanëve të vendit dhe të BFI-së! I gjithë ky “aktivitet” i Shaqir Fetait i përcjellë me nja 700-800 fotografi. Tani, kemi pasur ndonjë sesion fotografik të manikinit apo të top-modelistit Shaqir Fetai, apo kemi pasur aktivitete jetike të “reisit”! As njërën dhe as tjetrën! Thjesht, kemi pasur përpjekje për pak qytetari të një diletanti i cili me qytetarinë e rëndomtë është larg sa toka me hënën!
Shaqir Fetai është dashur ta mbledhë “rijasetin” e vet për të debatuar për të vetmin rend të ditës: RAPORT MBI NJË TAKIM SKANDALOZ DHE FATAL TË SHAQIR FETAIT PËR BFI-në DHE FUTJEN E KËTIJ INSTIITUCIONI NË FOKUS TË INERESAVE TË VLLADIMIR PUTINIT!
Shaqir Fetai është dashur që të motivohet nga bashkëveprimtarët e vet dhe publikisht të dalë e të distancohet nga ky takim, t‘i kërkojë falje opinionit të gjërë të vendit, ose, ta përforcojë qëndrimin e vet pro-Putin! Nuk ka guxuar të flasë mbi këtë problematikë, sepse, pastaj është dashur të formohet qëndrimi institucional kundër aventurës makabër të Putinit në Ukrainë! Këtë gafë nuk guxon ta bëjë Shaqir Fetai, sepse, pastaj do t’i …(vetëm ai e di)!
Se mbledhja ishte kot e kot dëshmojnë edhe “konkluzat” që i nxori nga ajo mbledhje hipokrite e Shaqir Fetait. A ka ky farë bilmezi njerëz që dinë t’ia organizojnë mbledhjet! A ka ky farë ahmaku njerëz që e kuptojnë fjalën KONKLUZION dhe si formulohen ato, madje, a e dinë se pse formulohen konkluzione? A e di ky far turulumi se çka duhet të flasin konkluzionet dhe cila është gjuha e konkluzioneve? Nuk ka, madje edhe sikur të kishte, nuk do t’i interesonte Shaqir Fetait, pasi fokus i interesit të tij është vetëm “besnikëria” e marionetave të tij derisa ta arrijë pensionimin që ia garanton një pension të majmë në kurriz të të gjithë hoxhallarëve të vendit të cilëve me shumicë nuk u paguhet institucionalisht kurrfarë kontributi invalido-pensional!
Është sevap i madh që t’i bëhet me dije Shaqir Fetait se fjala konkluzion (pra jo konkuzë) ka kuptimin e fjalës përfundim. Përfundimi logjik i gjësë! Konkluzioni i përdorur si shprehje në një përfundim të një gjëje të natyrës juridike ka kuptimin e aktit normativ dhe fuqinë ligjore mbi një proces, dukuri a fenomen, siç mund të ketë edhe pasoja juridike e financiare!
A mund të thuhet “konkluzat bazë të rjasetit”? Po, mund të thuhet nga goja dhe truri i diletantit, i mjeranit, i qesharakut që as nuk di të flasë e as nuk di të lexojë, pa një gram kulture shkrimi! Pse a paska edhe konkluza periferike, konkluza kulmore, konkluza ballkonike, konkluza oborri…
Konkluzioni përmbanë qëndrimin përfundimtar të një organi apo institucioni i cili duhet të jetë me tonalitet vendimi të ekzekutivit.
A mund të jetë konkluzion: “Muaji i Ramazanit fillon më 02.04.2022, që do të thotë se dita e shtunë do të jetë dita e parë e agjërimit të Muajit të Ramazanit”! Kjo i bie që, pas shumë debateve, pas shumë propozimeve të institucioneve botërore me relevancë islame, më në fund u dakortësuan që dita e fillimit të Ramazanit është 2 prilli! Një “konkluzë” të këtillë mund ta propozojë vetëm një kryeinjorant si Shaqir Fetai! Informacionit ia jep peshën e konkluzionit!!!
Një botë e tërë do të qeshë e do ta llogarisë BFI-në si institucion të mjerë e të kotë sapo ta lexojnë “konkluzën bazë” të Shaqir Fetait: “Të realizohen emisione në TV qëndrore dhe lokale”, apo “dhënia e Sadekatul fitrit është obligative”, apo, kur do ta lexojnë këtë konkluzë “Rijaseti i BFI e RMV ua uron të gjithë besimtarëve Muajin e shenjtë të Ramazanit”, nuk do të ngel organizatë me relevancë që nuk do të konstatojnë se Shaqir Fetai ka një “rijaset” me analfabetë e gjysëmanalfabetë, me lakej e marioneta, me bilmeza e dudukë që, shkrihen me lezet në budallakitë e Shaqir Fetait.
Shaqir Fetait nuk i intereson serioziteti në organizim të një Muaji aq të rëndësishëm si për nga aspekti fetar, moral, human, njerëzor dhe me peshë të burimit jetik financiar të BFI-së. Sepse e di që, një të ndyturi nuk i përket organizimi fetar, sepse e di që ka edhe pak para nga vakëfi dhe mund ta shtyej deri në pensionim të vetin, njëkohësisht duke shkatërruar burimin jetik financiar të BFI-së (pas meje le të fundoset tërë BFI, ky është misioni!) Tërë kjo hile mbështetet në lavdin idiotik të Shaqir Fetait kur thotë se, u raportua financiarisht se në krahasim me vitin 2020 në vitin 2021 kemi qenë 60% më mirë financiarisht? Po si u bë? Prej nga erdhën këto para, nëse jo prej letrave me vlerë në vend të denacionalizimit të vakëfit! Çka u bë me këto para, ku shkuan, apo, thjesht, po shpenzohen në rroga deri në pensionim të Shaqir Fetait! Pse nuk nënvizon Shaqir Fetai se për vitin 2021 nuk u desht të shpenzohet asnjë metalik për procesin e denacinalizimit të pronave, duke përgatitur dokumenta, duke paguar gjyqe e avokatë, duke u përgatitur për procese të mëtejme, si në vitin 2020 e më parë!
Fare në fund, në prag të kësaj mbledhje iu publikua skandali më i trishtë që ka mundur t’i ndodhë BFI-së që nga formimi i saj shekuj më parë! Të propozojë që të lartësohet në bronz marioneta e Putinit, babai i aleatit të sotshëm më besnik të Putinit, Ramazan Kadirovit – kjo mund t’i ndodhë vetëm besnikëve të UDB-KGB-së! Dështimi i këtij projekti skandaloz është sot brengë e Shaqir Fetait dhe jo BFI-ja aq më pak organizimi i saj sa më i dinjiteshëm në prag të Muajti të Bekuar të Ramazanit. Zot, mos e fal, sepse ai shumë mirë e di se çfarë bënë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Mjerimi politik i Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Tanimë është bër e qartë,se Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,nuk i gëzojnë…

Qeveria të kërkon ndërhyrje urgjente te KPK-ja për çlirimin nga “prokurorët” avokat të krimit të organizuar!

 Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Ternava / Faktet dhe argumentet e dëshmojnë se qëllimisht grupet…

Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur..!

Shkruan: Nexhmedin Saqipi Ka ekzistuar dikur dhe vazhdon edhe sot të jetë…

MENDJA MBI POLITIKËN DHE POLITIKANËT OSE JO!?

Nga Zenun Fejzulla /      Sot tepër shumë në hapësirat balkanike flitet për…