“Armikun nuk duhet ta ndaloni derisa është duke bërë gabim”, thotë Napoleon Bonaparta

Nga Latif Emërllahu

Shaqir Fetai, tamam si ai skuthi më i poshtër, ka nisur të mos i përsërisë gabimet për të cilat kritikohet përmes opinioneve të shumta! Atë nuk e ka armik askush, askush nuk e llogaritë për faktor, një hiç person, prandaj nuk mund të shprehet ndaj tij armiqësi; një analfabet me zhvillim mendor të kufizuar dhe, t’i shprehet këtij armiqësi “mund të llogaritet” mëkat! Por, ai i ka shumë, shumë, shumë armiq. I ka armiq të gjithë ata të cilët pinë kafe me Afrim Tahirin, ish-eprorin e tij, për të cilin kurrë nuk mund ta gjejë një fjalë për ta përshkruar si njeri që i ka bërë vetëm një gjë të keqe! Ai e ka armik Afrim Tahirin, rrjedhimisht edhe të gjithë ata që pinë kafe me efendi Tahirin, pikërisht për faktin se Afrim Tahiri ka platformë për reformë të BFI-së, ka program për ta nxjerrur nga kjo situatë ku është katandisur Instituconi i BFI-së, ka plan zhvillimor për t’ia kthyer dhe përforcuar integritetin BFI-së si dhe të gjithë nëpunësve të këtij Institucioni. Kjo i pengon vetëm Shaqir Fetait, ndaj, të gjithë ata që mundohen ta ngrisin nga balta BFI-në, janë armiq të mëdhenj të Shaqir Fetait!

Kritikat si përpjekje pë ta shpëtuar BFI-në dhe jo Shaqir Fetain

Mbreti Zog po kritikohej aq shumë nga truri i kombit të asaj kohe, Faik Konica, sa që të gjitha shkrimet i kishte prerë dhe i kishte ngjitur në muret e kancelarisë së tij mbretërore. Më në fund, e fton Konicën që të vijë dhe t’i bëhet ministër, sepse, pa të nuk po di si të funksionojë. Konica pranon dhe kthehet nga Amerika në Shqipëri, i futet në Zyre Mbretit Zog dhe, aty shtanget, ngrinë i tëri. I sheh të ngjitura të gjitha shkrimet, opinionet dhe kritikat e rrepta drejtuar Mbretit. “Qetësohu vëlla, ktirikat e tua janë udhërrëfim për mua që të bëj shtet mbretëror. Pa këto kritika nuk do të bëja as një javë në krye të Mbretërisë shqiptare”, i thotë Mbreti Konicës!
Shaqir Fetai mendon se pranimi i kritikave që do ta përmirësojë vetë formalisht është gjest i mjaftueshëm! Ai e ka vetëm për personalitetin e vet, kurse Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI e ka për t’ia ruajtur integritetin Institucionit të BFI-së, të cilën, Shaqir Fetai tashmë e ka bërë në filiale të nëntokës më të fëlliqtë që mund të ekzistojë! Pra, nuk vlenë këtu porosia e Bonapartit, kritikat kundër Shaqir Fetait nuk janë që të përmirësohet ai, sepse, edhe për të pranuar kritika duhet të keshë këllqe e të jeshë super-intelegjent. Shaqir Fetai nuk ka kapacitet për të kuptuar kritikat që i adresohen atij, sepse, ndryshe, që moti do të turpërohej e do të mbyllej në “fllanikun” e turshive!
Pasi u kritikua Shaqir Fetai, duke ia hedhur për toke titullin e “fjalimit” të tij që e paska mbajtur në Konferencën ndërkombëtare në Egjipt, sot ka publikuar të njëjtin material por me titull tjetër! Para intelektualëve myslimanë në Egjipt ishte bërë përallë (për faqe të zezë!) ku u ishte drejtuar me konstatimin se “Bamirësia është fuqi e jo bobësi”! Sot këtë fjalim e ka botuar nën titullin “TOLERANCA NË ISLAM, DËSHMI E FUQISË DHE JO E DOBËSISË”! Po në fenë e Krishtere çfarë mund të jetë toleraca?! I është thënë Shaqir Fetait që mos të vrapojë pas fjalive të mëdha, pas fjalëve që nuk i kupton ai, mos të ngutet se do të rrëshqasë si thiu në akull; ç’ne që përpiqet të dalë me fjali konstatuese, sepse nuk e ka këtë kapacitet! Shaqir Fetai dhe konstatimet janë dy botëra askund të përputhshme. Mund t’ia dalë vetëm në momentin kur do të heqë dorë përfundimisht nga hipokrizia dhe shitja e p… për “intelektualitet”!

Ngushëllime për “të madhin” i cili Shaqir Fetain nuk e ka llogaritur as për njeri

I mbërthyer në injorancë, pastaj, për shkak se e kupton shumë mirë që është i papranueshëm në botën e intelektualëve, se nuk ka kapacitet për më të voglin debat në fushat e ndryshme, ai në mënyrë perfide gjuan situata (si ajo dhelpër e uritur) dhe, sakaq, fërkon duart duke shpresuar se më këtë hap tashmë do të përqafohet nga intelekualët kombëtar! Këto ditë ka vdekur një prej shkrimtarëve më të medhenj shqiptar, Luan Starova! Shaqir Fetai kishte “përpiluar” një tekst ngushëllues. Kishte folur se sa i madh ka qenë ky i ndjerë, por, Shaqir Fetai nuk ia ka përmendur qoftë vetëm një titull nga ndonjë vepër e tij! E dini pse? Sepse Shaqir Fetai kurrë në jetën e vet nuk ka lexuar qoftë vetëm një faqe nga dhjetra veprat e Luan Starovës, të përkthyera në mbi dyzet gjuhë botërore. Ky konstaton pa e njohur fare! E bën këtë gjest ngase e di shumë mirë se nuk do të marrë pjesë në asnjë bashkëbisedim, në asnjë debat ku do të mund të kapet “mat” për sa i përket njohjes së veprave të shkrimtarit Luan Starova! A nuk është kjo hipokrizi që i ka hije vetëm Shaqir Fetait?

Mesazhet erotike të tortës së Shaqir Fetait

Shaqir Fetai, në prag të 8 Marsit, organizon një takim të gjeneratave IX, XI dhe XII të ish-medresantëve të “Isa Beut”! I përgjigjen nja 10-15 vetë prej tri gjeneratave.
Paramendoni gjestin e Shaqir Fetait! I inspiruar prej 8 Marsit, shkon dhe për këta nxënës porositë dy torta njërën të kuqe gjak, e me lule trëndafili, të nënshkruar me “reisi”, me demek, tortën e keni prej “reisit”! Dhe me këtë gjest krijohet iluzioni se, ose ka shkuar në syneti, ose ka fejuar ndonjë të afërm, ose, të gjithë ata i duken dylbera që duhet t’i nderojë me të kuqe e me trendafilin e dashurisë. A ka gjest më të poshtër, a ka sjellje më katundareske, a ka gosti më të pistë se kjo e Shaqir Fetait. Ish-nxënësve, tashmë burra e të martuar, u shkon si përfaqësues i komunitetit të ngjyrave të ylberit, me tortë të kuqe e me karanfil kuq si gjaku. E di Shaqir Fetai se çka simbolizon kjo? Le ta pyes komunitetin e vet se i tregojnë më mirë!

Çka do të bënte Shaqir Fetai nëse do të nderohej me dhuratë “Krishti i gozhduar në kryq”?!

A e keni parë Shaqir Fetain se si, mysafirët, sidomos ata që nuk i përkasin fesë islame, por që janë pjesëtarë të të krishterë, u jep dhuarë ose “Kuranin e artë”, ose “Emblemën e BFI-së” ose diçka të ngjashëm. Të huajt tashmë e paskan kuptuar këtë “mirësjellje” të Shaqir Fetait, pasi që, pas çdo përcjellje të mysafirëve që i ka “dekoruar” me ndonjë nga këto “çmimet” po u thokëka bashkëpunëtorëve të vet “ja, e konvertova në islam edhe një të pafe”!
Vërtet, pse i ngushton kaq shumë mysafirët e tillë ky farë “reisi” i hamamit?! Pse nuk u jep ndonjë fotografi artistike të ndonjë xhamie, ndonjë pikturë nga ndonjë xhami që është nën mbrojtje si trashëgimi kulturore, ndonjë monografi nga xhamitë monumente hisorike, të përkthyer në gjuhën e mysafirit? Pse i detyron këta “të dekoruar”, hala pa u futur nëpër oborret e selive të tyre, ta hedhin në pleh “dhuratën” e Shaqir Fetait! Si do të ndjehej Shaqir Fetai sikur t’u shkonte në zyre këtyre “të pafeve” dhe këta si dhuratë t’ia jepnin ndonjë Kryq me Krishtin e gozhduar në të, ta qerasnin me ndonjë gotë verë të kuqe të cilën të krishterët e kanë simbol të gjakut të Krishtit!
Shaqir Fetai duhet të ketë libër protokoli i cili, veç tjrash, parasheh edhe llojet e dhuratave për mysafirët specialë. Shaqir Fetai duhet të ketë më shumë respekt për Kuranin dhe fjalën “Ikre” dhe jo t’ua japë si dhuratë atyre të cilët pa dyshim që “dhuratat” e tilla do t’i lënin jashtë, aty skaj kontenjerëve. Edhe Shaqir Fetai kështu do të bënte, mbase nuk e kanë lënë fare ato dy kokrra mend që i ka dhe simbolet krishtere t‘i fuste në zyren ku e instaluan elementet partiako-politike antiislame. Shaqir Fetai sa të rrojë do të mësojë. Pra, “armiqtë” e tij nuk synojnë që t’i japin mend Shaqir Fetait, sepse ku di ai se çka është mendja por, thjesht, mbajnë llogari për Institucionin e BFI-së dhe për simbolet e saj islame, me të cilat, Shaqir Fetai tallet duke u munduar të krijojë përshtypje se po respekton. Ai nuk di se çka është respekti, ai është cinik, shpirtzi, është hipokrit e injorant, prandaj me plotë vetëdije tallet. Sepse, ai mendon se tallja është humor, prandaj përpiqet që edhe talljen ta shesë për humor (art)! Cilësi e shejtanit, ë?

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Franca dënoi krimin kolonial, a do ta bëjë Serbia të njëjtën gjë?

Shaban Murati / Për herë të parë në 60 vjet, presidenti i…

Putanëria e Dr. Qani Nesimit

Kur u kumtua rezultati i zgjedhjeve të “reisit”, kundërkandidati i Shaqir Fetait,…

Shaqir Fetait i pengon “energjia negative” që buron ekskluzivisht nga parimet islame

Shaqir Fetai, në një diçiturë përmes fb-ut të vet, kishte thënë: Në…

ANALIZA/ Si shpëtoi bota për fat nga shkatërrimi gjatë krizës kubane dhe mësimet për të ardhmen

Më 27 tetor 1962, në kulmin e krizës raketore Kubane, ishte vetëm…