Në Gjykatën Penale të Shkupit sot vazhdon gjykimi për rastet e PSP-së, me prokurorë të vjetër. Kështu, në seancën e rastit “Talir 2”, duhet që të paraqitet prokurorja Lençe Ristoska, ndërkaq në “Tarifa” prokurori Trajçe Pelivanov.
Prokurori republikan Lubomir Joveski i ka autorizuar këto prokurorë që t’i mbarojnë lëndët e filluara, ashtu siç e ka bërë me rastin “Monstra”, në të cilin prokurorë janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.