Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi dje e lëshoi i revoltuar mbledhjen e Këshillit Qendror të BDI-së, ndërkohë që Kushtetuta ia ndalon atij pjesëmarrjen në aktivitete partiake. Në nenin 67 të Kushtetutës thuhet tekstualisht: “Funksioni Kryetar i Kuvendit nuk pajtohet me ushtrimin e funksionit, profesionit tjetër publik ose funksionit në parti politike”

Xhaferi, është propozuar dje nga kryetari Ali Ahmeti për anëtar të Kryesisisë së partisë, mrgjithëse veprimi rezulton të jetë kundërkushtetues.

Deri tash, nuk ka ndonjë reagim të kryeparlamentarit për të sqaruar përse e pranoi të futet në listën e anëtarëve të Kryesisë.

Në fakt, pikëpyetje të ngjashme e sqaroi dje vet Xhaferi, kur po replikonte me Ahmetin.

Ahmeti: Talat, a do të votosh?

Xhaferi: Nuk votoj unë, jam kryetar i Kuvendit!

Xhaferi dje shkaktoi një incident, kur e lëshoi në mënyrë domonstrative mbledhjen, pasi që nuk u pranua kërkesa e tij për shtimin e numrit të anëtarëve të Kryesisë.

Paraprakisht Xhaferi pati një replikë me Musa Xhaferin, ndërkohë që kreu i partisë Ali Ahmeti mundohej që të amortizonte situatën.

Ky ishte i vetmi “zjarr” në mbledhjen e djeshme, që parashikohej  që “zjarri” të shkaktohej  për shkak të kundërshimeve publike të të ashtuquajturit “grupi i zjarrtë”. Megjithatë, liderët e këtij grupi të pakënaqurisht fituan pozita të larta në Kryesinë e re partiake duke shuar edhe tensionin që krijonte kërkesa e tyre e përsëritur drejtuar kryetarit Ali Ahmeti për të diciplinuar anëtarët e Qeverisë, sidomos zëvendëskryeministrin Artan Grubi, dhe për të vitalizuar strukturat partiake. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kombet e Bashkuara: 925 civilë të vrarë në Ukrainë nga fillimi i pushtimit rus

Zyra e Human Rights pranë Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar se të…

76-vjetori i gazetës “Rilindja”

Sot bëhen 76 vjet, kur për herë të parë u shtyp gazeta…

Anëtarësimi në NATO, edhe katër vende duhet ta ratifikojnë protokollin

LSDM informon se pasojnë edhe katër ratifikime nga shtetet të tjera anëtare…

Një kamion mallrash dhe një veturë bien në kanal, mungonin shenjat treguese në rrugë

Në rrugën në dalje të Kumanovës, një kamion dhe një veturë golf…

Johnson: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë deri në fund të vitit tjetër

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, gjatë një konference në Delhi tha se…