Të shtunën (sot) në Ohër do të zhvillohet takimi i radhës i nivelit të lartë midis Kosovës dhe Serbisë ku do të diskutohet Aneksi i Implementimit i Propozimit Evropian për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Ndërsa kur kanë filluar takimet e para bilaterale atje, ka ardhur një reagim nga sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në këtë reagim thuhet se bisedimet e ndërmjetësuara nga BE janë të rëndësishme dhe se pret nga Kurti dhe Vuçiq angazhim konstruktiv për të bërë përparim.

“Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE në Ohër janë të rëndësishme dhe unë pres nga Vuçiq dhe Kurti për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive dhe për të bërë përparim. Ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit. NATO_KFOR vazhdon të punojë për një Kosovë stabile dhe paqësore”, thuhet në reagimin e Stoltenberg./insajderi.org/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Arrestohet në Beograd, Milan Radoiçiq

Tetë ditë pas sulmit terroristë në fshatin Banjskë të Zveçanit, autoritetet shtetërore…

Bie çmimi i naftës në Maqedoni, çmimi më i lirë në 8 muajt e fundit

Çmimi i naftës do të lirohet për dy denarë.Çmimi i benzinave mbetet…

Moti ekstrem në Kanada, pas temperaturave të larta nisin zjarret

Kanadaja prej ditësh po përballet me një valë të nxehti. Temperaturat e…

“Burj Khalifa” bëhet kuq e zi

Ndërtesa më e lartë në botë “Burj Khalifa” e cila ndodhet në…

Pse u takuan me mëngjes Vuçiq dhe shefi i UNMIK-ut?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua mëngjesin e sotëm me shefin…