Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, është caktuar për të martën, 4 prill, kanë konfirmuar zyrtarët e Bashkimit Evropian. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, do të shkojnë javën e ardhshme në Bruksel për të “diskutuar për hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, kanë thënë zyrtarët evropianë. Ditë më parë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se ky takim do të organizohet me ftesë të ndërmjetësuesit të dialogut, Mirosllav Lajçak. Takimi i negociatorëve kryesorë është i pari pas takimit në Ohër, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë arritur pajtueshmëri për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Mbahet takimi i parë njoftues me Grupin Punues për Veting

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbledhur Grupin Punues për Veting në…

Faljet e Ivanovit nuk merren parasysh, Strasburgu vendosi që rastet e PSP-së të vazhdojnë!

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg njoftoi se kërkesat…

Shqetësimet po rriten në Ballkanin perëndimor për veprimet e Rusisë

BE dërgon 500 trupa shtesë në Bosnje Hercegovinë Zyrtarët e inteligjencës perëndimore…

Bastisje dhe arrestime në Manastir, kapet drogë në vlerë të 800.000 eurove

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në…

Arrestohet një serb në Hungari, akuzohet për vrasjen e 33 civilëve në Kosovë

Një serb është arrestuar në Hungari. Ai akuzohet për vrasjen e 33…