Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani realizoi takim me ambasadorin e Misionit të OSBE-së, Klemens Koja

Osmani dhe Koja biseduan për mënyrën dhe metodologjinë për zbatimin e projektit për statistikat dhe analizë  kualitative të vendimeve gjyqësore, për  përcaktimin e objektivitetit të paragjykimeve sipas përkatësisë etnike të të  akuzuarve, me qëllim të vërtetohet objektiviteti dhe joselektimin  në punën e gjyqeve.

„Ky projekt  në  veçanti është i rëndësishëm për shkak që do të ketë sukses të jashtëzakonshëm në përcaktimin e prirjeve eventuale dhe subjektivizëm të gjyqtarëve në shoqërinë tonë, pa paragjykime”, theksoi Zëvendëskryeministri  Osmani në takim, duke shtuar që projekti parasheh analizë statistikore, ku lëndë e përpunimit do të jenë rastet e  njëjta ose të ngjashme të akuzave, si dhe do të analizohen lartësitë e  gjykimeve dhe statistikat e tyre lidhur me përkatësin etnike të të gjykuarve.

Në takim, u hapën temat  lidhur  me fushat e bashkëpunimit në kuadër të projekteve të financuara  nga ana e OSBE-së, në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit për kohezim social, formimin e Këshillave ndëretnik në komuna, organizimin e debateve publike të cilat promovojnë çështje të përgjithshme ndëretnike dhe kohezim ndëretnik, si dhe evoluim dhe revizion të Strategjisë për arsim integrues. Gjithashtu, Zëvendëskryeministri Osmani dhe Ambasadori Koja biseduan edhe për zgjedhjet e suksesshme presidenciale të cilat ishin ferr, demokratike dhe me atmosferë konkurruese, si shprehje e rëndësishme për pjekuri politike dhe demokratike të shtetit ,ku Osmani shprehi gatishmëri të plotë për pranimin e të gjitha vërejtjeve dhe rekomandimeve nga ana e OSBE-së, i detyruar për implementimin e tyre në kohë para mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…