Takimi i sotëm mes kryeministri Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, ka ngjallur shumë reagime, për shkak të mospjesmarrjes së partive shqiptare në të, shkruan gazeta LAJM.

“Takim lideresh, ama pa liderë shqiptarë?! Ja suksesi i politikes se BDI’së!! Pas 20 vjeteve politike, DUI mbeti edhe pa brekë…
A ka guxim Ahmeti, perveç anetaresise se BDI’së, tua shajë “700 mijë nanat”, Zaevit dhe Mickovskit, pse nuk e përfillin për çështje të të mëdha, apo ia ka dhënë besën Mickovskit t’i shpalosë qëndrimet e DUI’t!
Po i shikoja se sa te zeshem jane keta te BDIsë per ta mbrojtur kete deshtim spektakolar te Ali Ahmetit, pikerisht ata te cileve Alija nuk ua hiq çdo ditë… “, shkruan analisti Fejzi Hajdari.

Ish ministri i Financave dhe njohës i mirë i rrethanave politike, Xhevdet Hajredini, shkruan me ironi se Ali Ahmetin në takim do ta përfaqësojë, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

“Aliu nuk merr pjesë në takimin e liderëve për shkak se kërkesat e tij plotësisht përputhen me ato të Mickovskit. Ose ndofta pas një “bombe” të Zaevit, të publikuar tash vonë nga El Cheka, I vjen turp të paraqitet par publikut”, shkruan Hajredini në Facebook.

Edhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka komentuar injorimin e shqiptarëve në takimin e sotëm të liderëve.

” Nesër ka takim politik ndërmjet pushtetarëve dhe Mickovskit, sigurisht për të vendosur ndonjë strategji për të vazhduar qeverisjen e popullit të shkretë…
Takim liderësh e kanë quajtur! Ama Maqedonia e Veriut na paska liderë politikë vetëm dy maqedonas…sepse takimi mbahet midis Zaevit dhe Mickovskit…Aliu nuk paska nevojë të jetë aty, sepse tashmë është bërë publike që Ahmeti do thotë vetëm Po.
Kemi një robot të programuar që thotë vetëm “Po” që na përfaqëson neve shqiptarëve!
Realitet i hidhur!”, shkruan Taravari.

Takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, mbahet sonte në ora 20:00. Dy liderët maqedonas do të kërkojnë zgjidhje për Ligjin e Prokurorisë Publike, përmes të cilit do të zgjidhet edhe fati i Prokurorisë Speciale. Poashtu, opozita insiston që në këtë takim të bisedohet edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Partitë shqiptare nuk janë ftuar të marrim pjesë në takim./Gazeta LAJM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…