Për shkak të depërtimit të aeroplanëve kinezë në zonën e mbrojtjes ajrore, Tajvani i ngriti aeroplanët e tij luftarakë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit.

Tajvani, për të cilin Kina konsideron se është territori i saj, tha se ka dërguar aeroplanë dhe ka shpërndarë sisteme raketore që t’i “ndjekin aktivitetet kineze” në zonën e tij të identifikimit për mbrojtje ajrore.

Vendimi erdhi pasi 27 aeroplanë luftarakë kinezë iu afruan hapësirës ajrore të Tajvanit.

Tensionet veçanërisht u rritën pasi kryetarja e Kongresit amerikan, Nensi Pelosi ishte për vizitë në Tajvan, pas çka Pekini zyrtar kundërshtoi.

“Pelosi nuk është e vetëdijshme për morinë e problemeve në vendin e saj dhe nuk kujdeset për jetesën dhe mirëqenien e bashkëqytetarëve të saj, por përkundrazi bën hile politike dhe përsërit atë që është vërtetuar nga fakte të shumta si gënjeshtra e shekullit”, shkroi zëdhënësja e Qeverisë kineze, Hua Çunjing.

Ajo shtoi se vizita e Pelosit në Tajvan e zbuloi motivin e keq për shfrytëzimin e të drejtave të njeriut si arsyetim për përzierje në çështjet e brendshme në vend të tjera, minim të stabilitetit të Kinës dhe kufizim të zhvillimit të Kinës.

Britania e Madhe dhe Gjermania menjëherë reaguan dhe kërkuan depërshkallëzim të situatës.

Ministrja britanike e Punëve të Jashtme, Liz Tras i bëri thirrje Kinës që ta depërshkallëzojë situatën në lidhje me vizitën e Nensi Pelosit. “Nuk e mbështes qasjen e tyre nxitëse. Është krejt normale ajo që po ndodh (mendohet në vizitën e Pelosit) dhe i bëj thirrje Kinës për depërshkallëzim”, tha Tras.

Për tensionet e rritura komentojnë edhe autoritetet gjermane. “Berlini bashkë me partnerët ndërkombëtarë angazhohet për depërshkallëzim në Ngushticën e Tajvanit”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kurti takim virtual me Wendy Morton: Do të avancojmë bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar

Kryeministri Kurti zhvilloi takim virtual me Ministren për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë…

Pothuaj gjysma e ujit për pije në Tetovë humbet nëpër tubacionin jocilësor dhe lidhjet e egra

Sipas gjetjeve të NPK Tetovë, shumica e ujit humbet përmes pjesëve të…

​Rritja e çmimeve, Kurti sërish paralajmëron një pako të masave për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish ka paralajmëruar një pako të masave…

Vdes 27 vjeçarja në Bosnjë e Hercegovinë si pasojë e plagëve nga tërmeti

Një grua 27 vjeçare në Bosnje e Hercegovinë ka mbetur e vdekur…

SHBA regjistron rritjen më të vogël të popullsisë

Rritja e numrit të popullsisë në Shtetet e Bashkuara ka qenë më…