Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, tha se takimi në Komunitetin për Politikë dhe Demokraci ishte jo i lehtë.

“Ishin tri deputete ukrainase, të cilat prezantuan dhe diskutuan, prezantimi ishte shumë i prekshëm, veçanërisht për neve që e kemi parë nga afër se si është lufta”, tha Tahiri në lidhjen e drejtpërdrejtë në Edicionin Special të Klan Kosovës.

Tahiri tha se bashkë me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevcin, kanë takuar disa deputetë, ku adresuan çështjen e Kosovës.

“Ajo që mund të them është se në Këshillin e Evropës shihet se çështja e Ukrainës është shumë lart në agjendën e tyre dhe në Asamblenë Parlamentare. Sot për sot në Bruksel dhe Strasburg vëmendja është në Ukrainë, nuk është në Kosovë”, tha deputeti.

“Vëmendja është në Ukrainë dhe vetëm në Ukrainë, kur po flasim për diskursin dhe aplikimin e Kosovës, në Prishtinë po mendohet se vëmendja e krejt botës dhe Evropës po sillet rreth Kosovës. Kjo nuk qëndron, shihet një vëmendje e plotë në Ukrainë”, tha Tahiri.

“Ajo që është pozitive është se nuk e kemi Rusinë, Bjellorusinë dhe aleatët e tyre të tjerë që të mos e pengojnë iniciativën e Kosovës për aplikim në Këshillin e Evropës”.

Tutje Tahiri tha se ajo që ka vërejtur në këtë takim, është ndikimi i aleatëve të Rusisë.

“Ndikimi i aleatëve të shtetit rusë ka qenë shumë i madh, po shihet se ende nuk po mund të shkëputen nga politika e tyre dhe plani i tyre që ka qenë në këtë institucion”, tha Tahiri.

“Ky institucion ka pasur prezencë të madhe të Rusisë, dhe një ndër arsyet kryesore pse ne nuk kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës lidhet drejtpërdrejt me ndikimin e Rusisë”, shtoi ai./Klan Kosova/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zbulohen 157 imigrantë në Bogdanc

Një grup imigrantësh është zbuluar në afërsi të Bogdancit, njoftojnë nga MPB.…

Lladrovci pranon çmim nga Kurti për performancë të mirë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka pranuar sot një…

Kryetari i Londrës bën Umre në Qabe

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, ka vendosur që për fundvit t’i vizitojë…

Kuleba i përgjigjet Lavrovit: Rusët duan gjak dhe jo negociata

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba kërkoi sot më shumë armë dhe…

Arrestohet një shtetas i Belgjikës në Tabanoc

Në kalimin kufitar Tabanoc  dje  në hyrje në vend është arrestuar një…