Gazetari Besnik Tahiri ka thënë se Moska zyrtare i ka thënë homologëve të tyre në Beograd, se nënshkrimi i planit evropian për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet të ndodhë.

Tahiri tha se një mesazh i tillë është përcjellur nga ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko.

“Tri javët e fundit, Moska dhe Beogradi janë duke pësuar kriza në marrëdhëniet e tyre, për shkak se Rusia edhe zyrtarisht përmes ambasadorit Kharchenko, i ka thënë Serbisë se nuk do të duhej ta pranonte planin evropian dhe po ashtu kjo është baza e kundërshtimit të famshëm të Rusisë që e ka bërë më 2007 në bisedimet e Vjenës, kur thotë se Serbia në asnjë formë nuk guxon të nënshkruaj një marrëveshje të stilit të dy Gjermanive, për shkak se kjo i bjen njohje nëpërmjet një rruge dytësore, të pavarësisë së Kosovës, nga ana e Serbisë”, tha Tahiri në Rubikon të Klan Kosova.

Tutje gazetari Tahiri tha se kryeministri Albin Kurti është duke pasur dilema nëse duhet ta nënshkruaj ose jo, planin evropian.

“Unë e pyeta Kurtin, ai është mjaft me dyshime, thotë se të hënën do të dihet çka dhe ku, ai ka shumë dilema nëse do të ketë një nënshkrim”, u shpreh Tahiri, i cili po ashtu tha se nëse Kurti e nënshkuan këtë plan, kjo do të thotë se ai pajtohet me planin e Ahtisarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rusia reagon me nervozizëm për sistemin “Patriot”

SHBA-ja njoftoi ndihmë të re ushtarake për Ukrainën me vlerë 1.85 miliardë…

Zjarrfikësit e Shkupit kanë ndërhyrë në 8 raste gjatë ndërrimit të viteve

Njësiti Territorial i Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit gjatë mbrëmjes…

“Basha nuk i ka mbështetur demokratët në terren”, Bujar Nishani nxjerr prapaskenat e forta brenda Partisë Demokratike

Bujar Nishani, një zë i fuqishëm në Partinë Demokratike ka bërë përgjegjës…

Tahiri në selinë e OKB-së: Kushtetuta e Kosovës është me standarde të larta ndërkombëtare

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri,…

Micotakis: Nuk do ta bllokojmë Maqedoninë e Veriut, por kushte do të vendosim

Greqia nuk do të bllokojë ambicien e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së…