Në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në RTK, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur për situatën në pjesën veriore të vendit, pas heqjes së barrikadave. Ministri Sveçla ka thënë se pjesëtarët serbë të policisë që dhanë dorëheqje, më shumë i kanë shërbyer krimit dhe vet Serbisë, sesa Kosovës dhe ligjeve të Republikës. Sveçla ka shtuar se presionet në veri do të luftohen me të gjitha metodat, që edhe ajo pjesë të çlirohet nga ndikimi i grupeve kriminale.

Duke folur për situatën e sigurisë në veri të Mitrovicës, ministri Sveçla deklaroi se  të gjitha rrugët tashmë janë të hapura, përveç atyre ilegale, të cilat deklaroi se janë të mbyllura nga patrullimet e vazhdueshme të Policisë së Kosovës, e cila vazhdon të luftojë çfarëdo veprimtarie kriminale atje.

 “Situata mund të themi se është e qetë, por nuk mund të themi se është plotësisht stabile”, tha ministri Svecla. “Përderisa ndikimi i Serbisë vazhdon të jetë jashtëzakonisht i madh përmes strukturave kriminale, atëherë nevojitet mobilizim i gjithmbarshëm, jo vetëm i strukturave të sigurisë, e posaçërisht policisë, por i gjithë shoqërisë sonë që të tejkalohen këto sfida”.

Ministri i Punëve të Brendshme u shpreh se roli iobstruktiv i Serbisë duhet të neutralizohet njëherë e përgjithmonë, e që edhe ajo pjesë e Kosovës të shohë përpara sikurse të gjitha pjesët tjera të vendit.

Ministri deklaroi se  edhe pas dorëheqjes së pjesëtarëve të komunitet serb nga Policia e Kosovës, kjo e fundit po arrin ta menaxhojë  shumë mirë situatën atje.

“Po ka numër të mjaftueshëm të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Mund të themi lirisht se situata po menaxhohet më mirë se çdo herë tjetër”, u shpreh ministri Sveçla, sipas të cilit, faktikisht tashmë është publike se një pjesë e pjesëtarëve, apo e ish pjesëtarëve nga kjo kategori, më shumë i kanë shërbyer krimit e Serbisë, sesa që i kanë shërbyer betimit të tyre si pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ministri Sveçla njoftoi se tashmë është bërë publik edhe konkursi i ri për pjesëtarë  të Policisë së Kosovës nga komunitetet pakicë.

“Ne si institucione do të kryejmë obligimet tona, jo vetëm se do të hapim konkurs që edhe ka ndodhur, por do të sigurohemi që presionet kriminale të luftohen”.

Ai tha se e di që ka presione, por  e di që ato janë të jashtëligjshme. “Ato presione do të luftohen me të gjitha metodat në mënyrë që edhe ajo pjesë e shoqërisë sonë të çlirohet nga tutela e kriminelëve”, tha Sveçla, duke rikujtuar se ata nuk janë kriminelë të zakonshëm, por janë të drejtuar dhe udhëhequr  e mbështetur nga Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë.

“Do të thotë sa më larg nga Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë në veriun e Kosovës , veriu do të ketë më shumë sundim të rendit dhe të ligjit, më shumë barazi për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike”, tha ai.

Në këtë intervistë, ministri Sveçla foli edhe për ndikimin e Rusisë në rajon. Ai tha se çfarëdo roli që Rusia mund të ketë në rajon, ai patjetër që është negativ.

“E dimë shumë mirë dhe jemi dëshmitarë të përzierjes së Rusisë në çështjet e brendshme të shteteve të ndryshme, e patjetër edhe të Kosovës”, nënvizoi ai.

Sipas tij, rritja e raportit midis Serbisë dhe Rusisë gjatë dhjetë vjetëve të fundit është një dëshmi se Rusia është e përgatitur, por edhe Qeveria e Serbisë po ashtu është e pajtuar me rolin destruktiv të Rusisë në rajon.

“Shumë shpesh kur bëhen analiza nga faktorë të ndryshëm për qasjen që Qeveria e Serbisë dhe Vuçiq ka në raport me interferencat e tyre në Kosovë, harrohet fakti se aty ka një rol jashtëzakonisht të madh edhe Putin dhe njerëzit e tij, qoftë ndikim politik, qoftë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në terren”.

Sveçla u shpreh se ajo u pa edhe në kinse protestën në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë në pikë kalimin kufitar në Jarinjë./RTK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Spasovski: Pashkët dhe Ramazanin duhet ta kalojmë në shtëpi

Spasovski porositi të gjithë besimtarët përfshi ata të komuniteti ortodoks, mysliman dhe…

Rusia po përdor municione me fosfor në Donbas

Trupat ruse kanë përdorur municione me fosfor në fshatin lindor Solovyove, deklaroi…

Ambasadori amerikan në Moskë kthehet për konsultime në Uashington

Ambasadori i SHBA-së në Rusi, John Sullivan, tha se këtë javë ai…

Drejtori i shërbimeve sekrete greke jep dorëheqjen pas skandalit të përgjimeve

Kreu i shërbimit informativ të Greqisë dhe sekretari i përgjithshëm i zyrës…

Koreja e Veriut synon të ketë forcën bërthamore më të fortë në botë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka thënë se qëllimi…