Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është deklaruar për media pas takimit që ka pasur me kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Sveçla ka pohuar se me kryetarin Hetemi janë pajtuar që të punojnë për të mirën e qytetarëve.

“I dëshirova punë të mbarë, shpreha mbështetjen tonë dhe u pajtuam që të gjitha institucionet të punojnë për të mirën e qytetarëve. Përkundër vështirësive ne jemi të bindur që të gjitha vështirësitë do t’i tejkalojmë”, tha Sveçla.

Ministri Sveçla edhe ditën e premte ka deklaruar se kryetarët e katër komunave veriore do të vazhdojnë mandatin e tyre dhe do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Gjithashtu, ai ka përgëzuar Policinë e Kosovës për profesionalizimin e treguar.

“Pas ceremonive të djeshme të betimit të Kryetarëve të komunave veriore, kryetarët e komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq sot janë vendosur në zyret e tyre në objektet komunale. Ata do të vazhdojnë mandatin e tyre duke qenë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim. Përgëzoj Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar në ballafaqimin me grupe të organizuara kriminale, që kishin për qëllim pengimin e këtij procesi. 5 pjesëtarë të policisë janë lënduar nga sulmet e këtyre grupeve por që fatmirësisht lëndimet janë të lehta.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka hyrë sot në objektin e komunës pa ndonjë problem, gjersa situata u tha se është e qetë.

Hetemi ka hyrë në komunë rreth orës 10:00, ndërkaq i shoqëruar ishte nga Policia e Kosovës.

Ndryshe, të premten u tensionua situata në veri të vendit pasi kryetarët e rinj tentuan të hyjnë në zyrat e tyre të punës.

Pas tensionimit të situatës në veri pati edhe reagime të ndërkombëtarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Më 1 tetor fillon regjistimi civil në Luginë, u bëhet thirrje shqiptarëve t’i përgjigjen masivisht

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni së bashku me kryesuesin e…

Osmani takohet pasdite me amerikanët Chollet dhe Escobar

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet,  sot ka nisur një…

Mariupolit: Nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se të fillojmë evakuimin

Kryetari i qytetit ukrainas Mariupol, Vadym Boichenko, ka dhënë një deklaratë prekëse…

Specialja cakton seancën e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Është caktuar seancë e re në Gjykatën Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri…

107 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

Sot mbushen 107 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28…