Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke folur për sulmet në veri të vendit, ka thënë se burimi i sulmeve me armë zjarri është manastiri në Banjska të Zveçanit dhe përreth.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se njësitë tona policore janë aktivizuar në terren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupet e organizuara dhe të armatosura rëndë.

“Grupet kriminale të mirë organizuara dhe të dirigjuara nga Beogradi, pas bllokimit të urës me mjete të rënda dhe pamundësimit të qasjes në fshatit Bajnskë, kanë sulmuar në pritë njësitë policore, ku për pasojë rreshteri i policisë së rendit Afrim Bunjaku është vrarë, dhe dy të tjerë janë plagosur gjendja e të cilëve është stabile”, ka shkruar ai.

Sipas tij, sulmi ka ardhur dhe po vazhdon akoma nga njësi profesionale të përgatitura dhe me një përbërje prej mbi 30 personave, të uniformuar, të maskuar dhe të pajisur ushtarakisht me mjete të blinduara dhe armë të rënda të llojeve të ndryshme.

“Njësitë tona policore janë aktivizuar në terren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupet e organizuara dhe të armatosura rëndë”, ka thënë ai tutje.

“Një numër i tyre janë të barrikaduar brenda manastirit në Banjska edhe sipas deklarimeve zyrtare të Dioqezës Rashkë-Prizren. Këta terroristë janë të rrethuar nga njësitë policore dhe është koha e fundit që të dorëzohen”.

Ai iu ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Rreshterit Afrim Bunjaku dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Publikohet një dokument i Parlamentit Evropian në të cilin BE-së i kërkohet të pezullojë negociatat e pranimit me Serbinë – për shkak të Rusisë

Parlamenti Evropian (PE) do t’i kërkojë Bashkimit Evropian (BE) që të pezullojë…

27 Prilli/ Sela: Vizitova Feta Halimin, njeriun e pafajshëm që qëndron në këtë burg

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në katër vjetorin e zhvillimeve…

Fatmir Mediu flet pas zyrtarizimit të aleancës me PD: Jam i gatshëm që të …

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu pas takimit një-orësh me Lulzim Bashën…

100-vjetori i pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve/ Meta: Akt unik në historinë e vendit tonë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar 100-vjetorin e pranimit të Shqipërisë…

“I quajtën terroristë dhe i lidhën për radiator”, rrëfimet e mjekut Salih Krasniqi për krimet e kryera nga forcat policore serbe gjatë luftës brenda QKUK-së

“Kur i kanë rënë shkelmë i është hap lukthi e në diagnozë…