Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme ka sjellur vendim të suspendojë ish kryetarin e Gjykatës Penale Vlladimir Pançevski, i cili është i akuzuar për trukim të lëndëve në gjykatë, vërtetojnë nga Këshilli.

Për gjykatësin është filluar dhe procedurë për vërtetimin e kryerjes në mënyrë joprofesionale dhe të pandërgjegjshme të funksionit, por kjo ende nuk ka përfunduar në Këshill.

Në komunikatën e Këshillit Gjyqësor shkruan: “Pas një kërkese është sjellur vendim për largim të përkohshëm nga kryerja e funksionit si gjykatës ndaj një gjykatësi”.

Njësia e Shkupit ende nuk ka caktuar termin kur do të fillojë gjykimi për Pançevskin dhe trukimet me sistemin AKMIS.

I akuzuari përmes disa urdhërave me shkrim ka urdhëruar shpërndarje tek disa gjykatës konkret të katër lëndëve të dorëzuara nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, në dy lëndë të cilat në gjykatë janë sjellur për procedurë të mëtejme nga Gjykatat Themelore Negotinë dhe Kumanovë, si dhe 41 lëndë të dorëzuara nga PSP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…