Një qytetar nga veriu i Mitrovicës ka njoftuar se është sulmuar vetura e tij, për çka e ka akuzuar Milan Radoiçiqin.

Dilje Radoviq me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se brenda veturës kishte fëmijë.

“Falë mbretit Milan [Radoiçiq] dhe idiotëve të tjerë, ata qëllojnë edhe kur fëmijët janë brenda në veturë”, shkruan Radoviq.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që sulmohen nga huliganët veturat e qytetarëve serbë që gjenden në këtë pjesë të Kosovës.

Brenda një periudhe të shkurtër ishin djegur shumë vetura, pasi i kishin regjistruar në targa RKS të Republikës së Kosovës nga ato ilegale serbe.

Po ashtu, ka pasur kërcënime nga bandat kriminale për të gjithë ata qytetarë serbë që bashkëpunojnë me institucionet qendrore e lokale të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Radio Evropa e Lirë kërkon ndihmën e Gjykatës Evropiane në përballjen me Moskën

Radio Evropa e Lirë/Radio Liria (RFE/RL), një ndër rrjetet e transmetimit ndërkombëtar…

Më shumë se 400 të zhdukur në Hostomel, thonë zyrtarët lokalë

Zyrtarët ukrainas thonë se më shumë se 400 njerëz janë raportuar të…

Gjatë 24 orëve të kaluara orën policore nuk e kanë respektuar 42 persona

Gjatë 24 orëve të kaluara në nivel të gjithë shtetit gjithsej 42…

Brazili “vuan” nga koronavirusi/ Shtohen 16.500 raste në orët e fundit

Brazili ka raportuar 16.508 raste të reja me koronavirus, duke e çuar…

Qytetarë nga Krusha protestojnë kundër uljes së dënimit ndaj Darko Tasiq

Qytetarë nga Krusha janë duke protestuar kundër uljes së dënimit ndaj Darko…