Veriu i Kosovës vazhdon të mbetet i tensionuar teksa gjatë natës ka patur shpërthime dhe të shtëna armësh në Zveçan dhe Zubin potok. Gjithashtu rrugët për në Bërnjak dhe Jarinje janë ende të bllokuara nga barrikadat e vendosura nga serbët.

Njësi e EULEX-it është sulmuar në Rudarë të Zveçanit me molotov, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Ambasadori i anëtarësimit të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier ka dënuar sulmin ndaj misionit.

Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosoves dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet te perbalen me drejtesine.

Edhe Bashkimi Evropian ka deklaruar nëpërmjet shefit të diplomacisë Jozef Borrel se nuk do të ketë asnjë tolerim për sulmet ndaj eulexit.

“BE-ja nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it apo përdorimin e dhunës, dhe akteve kriminale në veri.Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës. Qetësia duhet të kthehet. EULEX-i do të vazhdojë të koordinojë veprimet me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in. Gjithë akterët duhet të evitojnë përshkallëzimin”

Shpërthimet dhe të shtënat gjatë natës në Zveçan dhe Zubin Patok kanë bërë që policia e Kosovës të shtojë prezencën në veri të vendit, ndërsa nëpër rrugë shihen shumë pak qytetarë. Gjithashtu vihet re prani më e madhe e forcave të KFOR-it dhe të misionit të EULEX.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Vjosa Osmani me vizitë treditore në Shqipëri

Ushtruesja e detyrës së presidentes, njëherësh kryetare e Kuvendit, Vjosa Osmani, nga…

Zelensky: Ukraina do të lirojë të burgosurit rusë në këmbim të kalimit të sigurt të civilëve nga Mariupoli

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur këtë pasdite pasi u takua me…

Kërkonin ndihmë e para për shërim, Policia në kërkim të dy të dyshuarve për mashtrim

Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të dyshuar për raste të…

Baerbock: Nuk e dimë nëse fitorja është e mundur në këtë luftë

Ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbock nuk është e sigurt nëse është…

S’ke tjetër zgjedhje: O me Albinin, o me hajna!

Kimete Bereisha / Të diturit,të ndershmit,të mërziturittë lënit pasdore,të shkelurit,të papunët,të braktisurit,të…