Të paktën 4 të vrarë dhe 15 të plagosur është bilanci i një sulmi me armë në shtetin amerikan të Kalifornisë.

Autori i ngjarjes po ashtu u qëllua për vdekje nga policia.

Ngjarja u shënua të dielën mbasdite në kohën kur në qytetin e vogël Gilroj në veri të vendit po zhvillohej festivali i përvitshëm tradicional i ushqimeve.Dëshmitarët, shumica familjarë, fillimisht menduan se të shtënat ishin pjesë e nje shfaqjeje piroteknike me fishekzjarre, por vunë re se disa nga viktimat kishin marrë plagë në trup nga armë automatike.

Disa prej tyre mbetën të shtrirë në tokë, ndërsa të tjerë të kapur nga paniku tentuan të largoheshin nga vendngjarja. Nje video e publikuar online tregon momentin e panikut. 

Sipas policisë, raportohet se autori i pajisur me një jelek mbrojtës po hapte zjarr në mënyrë rastësore dhe kishte hyrë në zonën e festivalit duke prerë gardhin rrethues.

Motivi i sulmit nuk është qartësuar, por vijojnë kërkimet për një bashkëpunëtor të mundshëm.

Ngjarja u komentua edhe nga presidenti Donald Trump, i cili u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes.

Një sulm i ngjashëm me armë u raportua mbrëmjen e së shtunës në një lagje të qytetit të Nju-Jorkut, ku mbeti i vrarë një person dhe 11 të tjerë u plagosën.

Epidemia e sulmeve me armë në vitet e fundit ka detyruar disa shtete amerikane të ashpërsojnë ligjet për armëmbajtjen, por për arsye historike shumë nga to i kundërshtojnë këto nisma ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zhgënjehen shqiptarët që votuan LSDM-në! Ngelën pa paralele shqipe në Idrizovë

Shuhet thuajse çdo shpresë për hapjen e paraleles shqipe për klasën e…

Kurti thotë se do të rritet numri i prokurorëve për hetimin e krimeve të luftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se do të rritet numri…

Opozita e quan anti-kushtetues Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë

Opozita po konsideron se Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin…

​Kurti fton qytetarët: Ejani nesër në tubim paqësor, me muzikë e fjalime

Lëvizja Vetëvendosje nesër do të mbajë tubim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.…

Rama: Angela Merkel do t’i mungojë Ballkanit Perëndimorë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e së përbashkët me kancelaren…