Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar sot pas katër sulmeve që i janë bërë Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Kurti në një postim në Twitter shkruan se sulmi i djeshëm është identifikuar se ka ardhur nga Serbia.

“Për tri ditë resht, zyrtarë policorë të Kosovës janë sulmuar në pikën kufitare me Serbinë. Dje dhe sot herët, një breshëri plumbash dhe një granatë dore u hodhën drejt policisë sonë. Burimet tona e kanë identifikuar sulmin e djeshëm të ardhur nga Serbia”, shkruan Kurti.

Ndryshe, sot ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti kanë mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media, ndërsa kanë bërë të ditur se katër sulme ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës kanë ndodhur në tri ditët e fundit në pjesën veriore të vendit, ku janë përdorur armë e mjete të ndryshme.

Në konferencë u bë e ditur se Policia e Kosovës në sulmin e parë kanë hasur në rrugë iriqë metalikë që përdoren për dëmtimin e gomave të automjeteve, në atë të dytin zyrtarët janë sulmuar me gurë, në sulmin e tretë kanë dëgjuar katër-pesë breshëri, diku rreth 30 fishekë, ndërsa në të katërtin janë përdorur granata dore dhe AK 47. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

“Financial Times”: Marrëveshja për emrin sukses i rrallë diplomatik

Marrëveshja e Prespës me siguri është arritja më e madhe diplomatike e…

Përkeqësohen parashikimet për ekonominë e Maqedonisë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha se shtetin e tij…

Pas tërmetit në Turqi, Kasami ngushëllon popullin turk

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në rrjetin social Facebook, ka ngushëlluar…

Zelenski: Duhet kujdes për të mos i treguar taktikat ushtarake Moskës

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se ishte mirënjohës ndaj Presidentit amerikan…

Shokon Johnsoni: Rusia planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945

Provat sugjerojnë se Rusia po planifikon “luftën më të madhe në Evropë…