Pas Shqipërisë edhe Maqedonia e Veriut është goditur nga sulme kibernetike.

Faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut prej disa orësh vazhdon të jetë  jashtë funksioni për shkak të një sulmi kibernetik.

Në këtë faqe qëndron mesazhi “Sulmuar nga ekipi grek i hakerëve Netwatchers”, ndërsa të gjitha lidhjet e publikuara çojnë në një video në YouTube me titullin “Maqedonia e famshme”.

Nga Ministria e Arsimit thanë se nuk ka hapësirë për t’u shqetësuar, duke shtuar se asnjë bazë e të dhënash të qytetarëve nuk janë të vendosura në këtë faqe.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në komunikim me Qendrën Kombëtare CIRT për Incidentet Kompjuterike pranë Agjencisë së Komunikimeve Elektronike, ku është raportuar rasti dhe nga ku presim, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të ndërmarrin veprime konkrete për gjetjen e vendndodhjes dhe burimin e sulmeve. Ndërkohë, shërbimi IT i Ministrisë së Arsimit, me mbështetjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm, po ndërmerr veprime për forcimin e sigurisë së faqes së internetit, pas së cilës do të aktivizohet sërish. Nuk ka nevojë të shqetësoheni për shkarkimin e supozuar të disa bazave të të dhënave të qytetarëve, sepse nuk ka baza të tilla të dhënash në faqe dhe e njëjta ka karakter informativ”, thanë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Kjo nuk është hera e parë që faqja e internetit e Ministrisë së Arsimit ballafaqohet me sulme të tilla. Në muajin gusht nuk funksionoi kjo faqe, ndërkohë që në të njëjtën periudhë nën sulm kibernetik ishte edhe sistemi elektronik i mbështetjes IKnow i Universitetit “ Shën Kirili dhe Metodi”.

Gjithashtu, në shkurt të këtij viti, faqet e Ministrisë së Arsimit, të Punëve të Jashtme, të Qeverisë dhe të Bankës Popullore ishin në shënjestër të sulmeve nga persona që pretendonin të ishin pjesë e grupit grek të hakerëve “Powerful Greece” në Twitter./Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Shahbaz Sharif zgjidhet kryeministri i ri i Pakistanit

Deputetët e Parlamentit të Pakistanit, kanë zgjedhur sot Shahbaz Sharif për kryeministër…

Pse Europa nuk është e zëshme në rastin “Reket”

Një përgjigje e keni në fb profilin “El Cheka”: Federica Mogherin bashk…

Vitia: Nga nesër gastronomisë i lejohet të punojë duke respektuar masat anti COVID-19

Nga sot (e hënë) nisin shërbimet e gastronomisë dhe hapen qendrat tregtare…

Pacientja 24 vjeçare nga Tetova, viktima më e re e Covid-19 në RMV, nuk ka pasur sëmundje tjera

Pacientja 24 vjeçare nga Tetova, viktima më e re e Covid-19 në…

Gazetari i “La Verita”: Dëshiroj të nxisë luftë kundër korrupsionit në Maqedoni

Në profilin e tij në Facebook, duke shpjeguar arsyet e postimit të…