Një sulm me armë ka ndodhur sot në një xhami në Oslo pikërisht në festën e shenjtë të myslimanëve, Ditën e Kurban Bajramit.


Nuk dihet motivi i sulmit, por ai është duke u hetuar si akt terrorist, deklaruan autoritetet norvegjeze.


Një person i armatosur ka hapur zjarr në Qendrën Islamike Al-Noor të shtunën. Një person që ishte i pranishëm në xhami ka arritur ta ndalojë sulmuesin, duke pësuar disa lëndime.

Më vonë, një grua u gjet e vdekur në shtëpinë e të dyshuarit. Viktima dyshohet se ishte e afërt me sulmuesin.


Udhëheqësi i operacionit policor, Rune Skjold, tha se sulmuesi njihet si një person nga Norvegjia, i njohur për autoritetet, por që nuk ka pasur ndonjë të kaluar kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Pranohen tre nga katër kandidaturat për kryetar në LSDM

Deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska në konferencë për shtyp bëri të ditur…

Kështu dyshohet se u helmuan zyrtarët e KQZ-së nga zarfet e ardhur nga Serbia

Vëzhguesi i organizatës GERMIN, Shpëtim Shujaku i ka thënë KP, se 26…

ASH: Treshja e rrencave, Osmani, Zaev e Dimitrov dështoi për të shtatën herë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar sot për dështimin e radhës të Qeverisë…

Qosja: Çështja kombëtare shqiptare pjesërisht e përmirësuar, politika të luftojë korrupsionin e nepotizmin

Me çlirimin e Kosovës nga pushtimi serbe dhe shpalljen e pavarësisë së…

Burra të armatosur ‘bënë çfarë deshën’ me veturat në një parking në Minneapolis – të pashqetësuar për 15 minuta nga askush

Burra të armatosur hynë në makina në një parking të McDonald’s në…