Një sulm terrorist ka ndodhur në Londër, ku një person i armatosur me një thikë të madhe ka qëlluar disa persona duke i lënë të plagosur. Menjëherë është njoftuar policia të cilët pas rezistencës së bërë nga agresori kanë qëlluar mbi të duke e lënë të vdekur.

Sipas autoriteteve angleze burri i vrarë kishte si synim që të vriste njerëz me anë të thikës që mbante në dorë.

Ndërkohë mediat angleze kanë publikuar edhe pamjet gjatë aksionit të policisë për të neutralizuar personin që kreu krimin.

“Një burrë është qëlluar nga oficerët e armatosur në Streatham. Në këtë fazë besohet se një numër i njerëzve janë qëlluar me thikë. Rrethanat janë duke u vlerësuar dhe ne do të ofrojmë informacione të mëtejshme sa më shpejt të jetë e mundur. Incidenti është deklaruar si i lidhur me terrorizmin.” thuhet në komunikatën e policisë në Londër.

Agresori poshtë xhaketës mbante  një jelek të rremë sikur kishte eksploziv të ngjashëm me ato që përdoren në sulmet kamikaze. Por pas kontrolleve ka rezultuar se jeleku ishte i rremë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…