Dy persona janë vrarë pasi raketat goditën qarkun turk Karkamis, pranë kufirit me Sirinë, sipas raporteve të mediave turke dhe një guvernatori rajonal.

Siç shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi, pesë raketa thuhet se janë lëshuar të hënën, njëra prej tyre ka goditur një shkollë, duke lënë gjashtë persona të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Luftëtarët kurdë dyshohen se kanë lëshuar raketa nga Siria veriore, pasi forcat ajrore turke kryen sulme ajrore mbi pozicionet e mbajtura nga “Njësitë e Mbrojtjes së Popullit Kurd”, ose YPG, të dielën.

Turqia akuzon Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) se qëndron pas një shpërthimi në Stamboll që vrau 6 persona më 13 nëntor dhe e konsideron YPG-në degë të PKK-së në Siri.

Megjithatë, PKK ka mohuar çdo përfshirje në sulmin e Stambollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Samiti BE-Ukrainë pritet të mbahet më 3 shkurt

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryetarja e Komisionit Europian, Ursula…

Më shumë se 400 të zhdukur në Hostomel, thonë zyrtarët lokalë

Zyrtarët ukrainas thonë se më shumë se 400 njerëz janë raportuar të…

Haxhiu takohet me shoqatën e ish të burgosurve politik 143+2 të Gjakovës, flasin për bashkëpunim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim përfaqësues nga…

Vitia: Nga nesër gastronomisë i lejohet të punojë duke respektuar masat anti COVID-19

Nga sot (e hënë) nisin shërbimet e gastronomisë dhe hapen qendrat tregtare…

Zjarri përfshin Karadakun e Shkupit

Një zjarr i madh ka rënë në zonën e Karadakut të Shkupit…