Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, tha para gazetarëve se Shtetet e Bashkuara kanë informacione se Irani po përgatitet të furnizojë Rusinë me dronë – përfshirë armë të ndryshme që montohen në dronë.

Sullivan theksoi se Rusisë po i kushton shtrenjtë lufta në Ukrainë, e për të minimizuar këtë po tenton të furnizohet nga lindja, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, Shtëpia e Bardhë ka informacione se qeveria iraniane po përgatitet t’i dhurojë Rusisë qindra fluturake pa pilot.

“Informacionet që i kemi tregojnë se Irani po përgatitet të trajnojë forcat ruse në përdorimin e këtyre fluturakeve – duke filluar me një trajnim gjatë këtyre ditëve. Megjithatë nuk dihet nëse Irani ka dërguar tashmë ndonjë fluturake të tillë në Rusi”, shtoi Sullivan.

E sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, informacionet e Sullivan bazohen në raportet e inteligjencës amerikane që i ka mbledhur nga terreni.

Kjo nuk është hera e parë që raportohet se Rusisë po i kushton shtrenjtë lufta në Ukrainë, dhe se pajisjet ushtarake kanë filluar t’i mungojnë dhe ata pak aleat që i ka po tentojnë t’i dalin në ndihmë.

Më herët ishte raportuar se mercenarë të shumtë sirianë, janë paraqitur për të luftuar krahas rusëve kundër ukrainasve që nga fillimi i pushtimit rus në këtë vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Dy doza vetëm 20% e shqiptarëve/ Në Shqipëri nuk respektohen masat mbrojtëse nga covid

Vetëm 20% e shqiptarëve janë vaksinuar me dy doza dhe as që…

“Luftëtari Ujk”, filmi që e përshkruan Kinën si një superfuqi agresive dhe në rritje 

Filmi kinez “Luftëtari Ujk” i publikuar për herë të parë më 2015,…

Momenti kur hajduti kapet mat nga kamerat e sigurisë duke vjedhur në një restoran në Shkup (VIDEO)

Një video është shpërndarë në Twitter në Hotelin “La Tana” në Shkup,…

Autobusi i tragjedisë në Bullgari e kaloi kufirin pa u regjistruar në doganë

Autobusi i djegur në Bullgari nuk u regjistrua në doganë gjatë kalimit…

Osmani: BE-ja të kërkojë ndryshimin e Kushtetutës nga Serbia, e jo nga Kosova

U.d. e Presidentes, Vjosa Osmani ka mbajtur një takim virtual me shefin…