Ekonomia e Suedisë ka performuar më mirë se pjesa më e madhe e Evropës në kulmin e pandemisë. Edhe pse ka qenë në qendër të një debati të ashpër ndërkombëtar për faktin se nuk pranoi mbylljen totale për të parandaluar përhapjen e virusit, Suedia arriti tkurrjen me të ulët krahasuar me  vendet që morën masa më të ashpra.

Sipas një vlerësimi paraprak të Institutit të Statistikave suedia  pësoi 8.6 për qind  tkurrje të ekonomisë në periudhën prill – qershor.

Për të njëjtën periudhë, Bashkimi Evropian pësoi tkurrje ekononike për 11.9 për qind. Ekonomia e Spanjës u tkurr për 18.5 për qind, Franca për 13.8 për qind, ndërsa ekonomia e Italisë për 12.4 për qind.

Ndërkohe kjo rënie ekonomike ishte më e madhja që Suedia e ka përjetuar në katër dekadat e fundit

Suedia është bazuar kryesisht në udhëzime vullnetare për kontrollimin e përhapjes së virusit, duke këshilluar për punë nga shtëpia dhe shmangie të transportit publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…