Një sistem shumë i fortë stuhish me vetëtima dhe bubullima masive në këto çaste po qarkullon shumë afër Sarajevës në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe pritet të përfshijë edhe kryeqendrën boshnjake.

Atmosfera është destabilizuar fuqishëm në Bosnjë dhe Hercegovinë, perëndim të Serbisë si dhe ka disa sisteme të izoluara në Kroaci dhe Mal të Zi.

Përderisa në këto rajone moti është freskuar, në viset tona ende po mbretëron vapa e fortë me zagushi sidomos në Shqipëri dhe Dukagjin.

Nesër kjo masë jo stabile ajrore pritet të shtrihet edhe në Kosovë, shumë pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duke shkaktuar destabilizim të fuqishëm të atmosferës, me rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë, erëra kalimthi të fuqishme dhe breshër.

Temperaturat po ashtu shënojnë ulje dhe ditëve të ardhshme na pret mot më i këndshëm./MeteoBallkan

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Blinken do të vizitojë Evropën për të siguruar aleatët për mbështetjen e SHBA-së

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi se planifikon të udhëtojë për…

A i ka hije një myslimani të tallet me kurbanët

Besimtarë të dashur! Të gjithë ju që keni therur kurban për hirë…

Kërkonte para kinse për të ndihmuar të sëmurët, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar për mashtrim, pasi i njëjti dyshohet se përmes…

Kush burgos Mijallkovin dënohet, kush burgos shqiptarët shpërblehet

Të dyja ishin kolege në ish Prokurorinë Speciale Publike dhe të dyja…

Rreth 940 mijë shqiptarë të arsimuar duan të largohen nga Shqipëria

Në fillim të viteve ‘90 shqiptarët donin të jetonin në Europë, tani…