Në Komisionin parlamentar për kulturë, shpesh u loz loja e njëjtë politike “me një të rame dy të vrame”! Së fundmi, shumica etnike parlamentare maqedonase përfitoi pikë politike te ndërkombëtarët ndërsa sërish e provokoi nervozizmin te shqiptarët duke ua nxjerrë në shesh mosnjohuritë mbi mënyrën e zhvillimit dhe avansimit të jetës kulturore në vend. Komisioni në fjalë, veç të tjerash miratoi edhe shënimin e disa përvjetorëve me rëndësi historike e kulturore për shqiptarët e vendit. Jo po na u deshtën nëntë manifestime të tilla, jo po mjaftojnë vetëm pesë, jo po u shpreh diskriminimi kulturor kundër shqiptarëve, jo po partia shqiptare në pushtet paskësh arritur që me këto pesë shënime ta ndërrojë karakterin e shtetit të Maqedonisë prej shtetit monokulturor në atë shumëkulturor!
Këto batuta edhe një herë dëshmuan për diletantizmin kulturor të deputetëve shqiptarë! Disa ditë më vonë, pastaj, do të pasojnë titujt e shkrimeve si dhe deklaratat e deputetëve shqiptarë në Parlament se, Ministria e Kulturës nuk i përfill vendimet e Parlamentit për sa i përket shënimit të përvjetorëve historike e kulturore shqiptare. Nëse nuk përkrahen edhe kësaj radhe këto vendime të Parlamentit të Maqedonisë atëherë ashiqare paskemi të bëjmë me diskriminim kulturor që po e ushtruaka kjo Ministri kundër shqiptarëve të Maqedonisë! Po a do të bie posht ky konstatim i pamohueshem nëse finansohen këta pesë përvejtorë? Mjerim e turp!

Për të vazhduar me leximin, kliko linkun

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kështu foli Shaqir Fetai (31)

A mund të konsiderohen “lëvizjet-vizita” jasht-protokolare si aktivitet! Shaqir Fetai ka pasur…

Qeveria të veproj për sistemin e drejtësisë, kundër krimit e korrupsionit

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi Sistemi i drejtësisë nuk shërohet me deklarata. Republika…

Qebapat dhe industria krijuese

Letër nga Shkupi Dy dekada më parë, bota nisi “ta bluajë” idenë…

Ora e ndërgjegjes kolektive

Në horizont po vërehet një zgjim i ndërgjegjes së teologëve! Asnjë teolog…

Shaqir Fetai: Të gjitha punët zyrtare të BFI-së lëvizin përmes pushtetit lokal dhe atij qendror!!!(8)

(Në bisedën në një televizion nacional, me rastin e Ditës së Fitër…