Stoltenberg fton Kosovën e Serbinë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të zgjidhin dallimet përmes diplomacisë.

Pas zhvillimeve në veri të Kosovës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një postimi në Twitter Stoltenberg ka thënë se me Vuçiqin kanë folur për tensionet e krijuara së fundmi në veri të Kosovës.

“Të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të zgjidhin dallimet përmes diplomacisë”, ka shkruar Stoltenberg.

“NATO  është e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti, bazuar në mandatin që ia ka dhënë Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)”, ka shkruar tutje Stoltenberg.

Ndryshe, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka biseduar të martën edhe me kryeministrinë  Kosovës Albin Kurti.

Stoltenberg pas telefonatës me Kurtin ka thënë se të gjitha palët duhet ta ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ja cilat janë simptomat më të pazakonta të Koronavirusit tek pacientët

Organizata Botërore e Shëndetit rendit simptomat më të zakonshme të Covid-19 si…

Ç’thonë për teologët dokumentat sekrete të arkivit jugosllav në Beograd

Janë të shumta dokumentat sekrete që flasin për aktivitetet dhe metedologjinë e…

Politika të mbajë duart larg vetiung-ut në polici

Ministria e Brendshme tashmë ka filluar procedurën e  vetingut apo të verifikimit…

Mutacioni indian vë Britaninë para një vale të re?

Rriten sërish shifrat e infektimeve ditore Britania e Madhe është në alarm…

Përleshje me armë zjarri në Haraçinë, disa të lënduar dhe të arrestuar

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 2 pas mesnate…