Duke e pasur parasysh rolin në rritje të Kinës në botë, NATO duhet të bashkëpunojë në mënyrë më aktive me partnerë të tillë si Australia, Zelanda e Re, Koreja e Jugut dhe Japonia, deklaroi Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për shtëpinë mediatike gjermane Redakcionsnetsverk Dojçland (RND).

“Sa i përket qëndrimit të NATO-s ndaj Kinës, ne duhet ta bëjmë dallimin midis një pranie ushtarake dhe nismave politike. Unë jam në favor të një qasjeje të re politike “të zgjuar” globalisht – për një NATO më të zgjeruar. Ekuilibri global i fuqisë po ndryshon dhe ne duhet ta ruajmë avantazhin tonë teknologjik”, tha Stoltenberg, duke theksuar se Kina tani është në rrugën e duhur për t’u bërë një udhëheqëse, veçanërisht në fushën e inteligjencës artificiale.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, gjithashtu, i kritikoi veprimet e Pekinit në Hong Kong, sa i përket miratimit të ligjit të sigurisë kombëtare në këtë rajoni të veçantë administrativ të RK Kinës.

“Kina në këtë mënyrë demonstron se nuk i ndan idetë tona të vlerave,” tha Stoltenberg.

Sipas tij, ligji i ri “e minon idenë për një shtet – dy sisteme”.

Në të njëjtën kohë, Stoltenberg theksoi se “Kina nuk është një kundërshtare e re e NATO-s”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…