Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se anëtarët dhe partnerët e aleancës ushtarake kanë dorëzuar deri më tani 230 tanke, më shumë se 1,550 automjete të blinduara dhe “sasi të mëdha municionesh” në Ukrainë.

“Më shumë se 98 për qind e mjeteve luftarake të premtuara në Ukrainë tashmë janë dorëzuar”, tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel në Bruksel.

“Në total, ne kemi trajnuar dhe pajisur më shumë se nëntë brigada të reja ukrainase me mjete të blinduara”, tha Stoltenberg.

“Kjo do ta vendosë Ukrainën në një pozicion të fortë për të vazhduar rimarrjen e kontrollit të territorit të pushtuar”, shtoi ai.

Nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Aleanca Veri-Atlantike, ka ndihmuar në masë të madhe Ukrainën si me armë ashtu dhe me ndihma humanitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Serwer: Do të ishte jashtëzakonisht me rëndësi që Greqia të njoh Kosovën

Kosova ka përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe Evropa…

Rama pret Borrellin në Tiranë: Mbledhja e parë jashtë Brukselit e Këshillit të Stabilizim-Asociimit

Në Tiranë është duke u zhvilluar takimi i Këshillit të Stabilizim Asocimit…

I mandatuari për të krijuar qeverinë e re të Malit të Zi, Krivokapiq: Urgjentisht të mbrohet Abazoviq

Kërcënimet ndaj Dritan Abazoviqit janë kërcënime kundër normalitetit dhe përparimit në vendin…

Sulm fizik në spitalin “8 shtatori”, personeli në protestë

Personeli i repartit intensiv në spitalit “8 Shtator” aktualisht po protestojnë para…

6 muaj të vështirë për Europën

Europa ka përjetuar gjashtë muajt më të vështirë, sipas një vlerësimi të…