Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Finlanda dhe Suedia do të jenë në gjendje t’i bashkohen shpejt aleancës ushtarake perëndimore nëse vendosin ta bëjnë këtë.
“Nëse vendosin të aplikojnë, Finlanda dhe Suedia do të mirëpriten ngrohtësisht dhe unë pres që procesi të shkojë shpejt”, u tha ai gazetarëve në Bruksel.
Pushtimi rus i ka detyruar Suedinë dhe Finlandën të shikojnë neutralitetin e tyre të gjatë ushtarak dhe pritet të shpallin muajin e ardhshëm nëse do të anëtarësohen në NATO.
Rusia, e cila ndan një kufi me Finlandën, ka thënë se do të përdorë armë bërthamore dhe raketa hipersonike në enklavën e saj Baltike të Kaliningradit nëse të dy vendet bashkohen me aleancën ushtarake.