Anëtarët e NATO-s duhet të plotësojnë rezervat e tyre të armëve dhe municioneve sa më shpejt të jetë e mundur dhe kjo do të diskutohet në takimin e ministrave të mbrojtjes të Aleancës në muajin shkurt, tha Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg.

Ai tha se aleatët e NATO-s duhet të përshpejtojnë prodhimin e armëve dhe municioneve dhe të plotësojnë rezervat sa më shpejt të jetë e mundur.

Norvegjezi vuri në dukje se Aleanca po bashkëpunon ngushtë me industrinë e dedikuar për të përmbushur këto nevoja.

Prokurimi do të jetë një pikë e rëndësishme në rendin e ditës në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s në muajin shkurt, sipas një deklarate nga shërbimi për shtyp i NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përshëndeti vendimin për paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, për të cilën u ra dakord në takimin e sotëm.

Rusia po përgatitet për ofensiva të reja dhe për këtë arsye është e nevojshme të rritet urgjentisht mbështetja ushtarake në mënyrë që Ukraina të fitojë dhe të kthejë territoret e pushtuara, tha Stoltenberg.

Ndryshe, Ukraina deri më tani nuk ka arritur t’i bind gjermanët dhe amerikanët rreth armatimit me tanket e tyre të fuqishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Manchester City e mund me përmbysje Real Madridin

Manchester City e ka mundur me përmbysje 2:1 Real Madridin në ndeshjen…

Mbi 180 mijë qytetarë që nuk kanë marrë termin, do të vaksinohen në 20 ditët e ardhshme

Një numër i madh i qytetarëve, kanë reaguar pasi pas një kohe…

Sot bëhet varrimi i 16 vjeçarit i cili u gjet pa shenja jete tek Banja e Tetovës

Sot pas namazit të Xhumasë do të bëhet varrimi i 16 vjeçarit…

BE-ja iu kërkon vendeve anëtare të ulin përdorimin e gazit rus

Komisioni Evropian iu ka kërkuar vendeve në të gjithë bllokun që të…

Bolton të dëshmojë për Trump – Kërkesa e demokratëve në procesin e shkarkimit të presidentit

Demokratët ne Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që në procesin e shkarkimit…