Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se ditët në vijim, institucionet e BE-së me mbështetjen e liderëve të kësaj organizate, do të ndërmarrin hapat e parë drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, së bashku me Kosovën dhe Serbinë.

Stano ka thënë se Kosova dhe Serbia janë të obliguar kontraktualisht të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe Aneksin, dhe ka bërë të qartë se nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë do të braktisin rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ai ka përkujtuar se Borrell ka deklaruar se “do t’i këshillojë të dyja palët në kryerjen e punës së tyre” në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përfshirë aneksin zbatues.

Zëdhënësi i BE-së, siç raporton “Danas”, nënvizoi se “tashmë do të jenë në lojë reputacioni dhe besimi ndërkombëtar në Kosovë dhe Serbi, kështu që duhet të tregohen si partnerë të besueshëm për BE-në, prandaj është e nevojshme të zbatohet ajo që kanë premtuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Linjat ajrore anulojnë 5,700 fluturime në ShBA, shkak moti ekstrem 

Linjave ajrore anuluan 5,700 fluturime në Amerikë të premten, pasi stuhitë masive…

Qeveria e Kosovës kërkon nga serbët që mos t’i braktisin institucionet, por kërcënimet

Kërcënimeve të Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës i është…

ANALIZA/ Përballja me Kinën për Tajvanin po afrohet, SHBA duhet të marrë qëndrim

Nga Hugh Hewitt/ Ne jetojmë në kohë të rre zikshme, jo vetëm për…

Mikrobiologu rus zbulon: Shkencëtarët në Vuhan bëjnë gjëra të çmendura në laboratorin e tyre

Profesori i njohur botëror, Petr Chumakov, sipas “Daily Mail”, tha se qëllimi…

Policia arrestoi 24 persona gjatë së dielës

Gjatë së dielës, policia e Kosovës ka arrestuar 24 persona për vepra…